Përfaqësues të Koalicionit Antiduhan në Kosovë (MSH, OBSH, AUVK, KADC…) zhvilluan sot një takim pune në Prishtinë gjatë të cilit analizuan ecurinë e deritanishme të inspektimeve të fundit të kryera nga ana e Inspektoratit Sanitar të Kosovës, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kosovë.
Në këtë takim u bë e ditur se gjatë inspektimeve të ditëve të fundit të zhvilluara nga ana e këtij Inspektorati në orët e mbrëmjes, me ekipe të kombinuara të inspektorëve dhe me mbështetjen e Policisë së Kosovë, të kryera në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Ferizajt, Rahovecit, Mamushës dhe Suharekës janë dënuar 67 persona fizik dhe 40 subjekte afariste (kryesisht kafe bare), për shkak të shkeljes së Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Inspektorati Sanitar bëri të ditur se aksionet në orët e mbrëmjes do ta vazhdojnë sërish në këto Komuna dhe në të tjerat me radhë dhe objekt i inspektimit do të jenë subjektet të cilat po denoncohen nga ana e qytetarëve të vendit përmes numrit 0800 11000 dhe formave të tjera.
Në këto inspektime, ekipet e inspektorëve po përdorin sistemin e rotacionit të inspektorëve, duke dërguar inspektorët e njërës komunë në tjetrën për inspektim dhe po mbështeten pa rezervë nga Policia e Kosovës, e cila ka mundësuar që përveç shqiptimit të gjobave për subjektet afariste, të njëjtat të shqiptohen edhe për individët që me rastin e inspektimeve gjenden duke thyer ligjin.
Gjithashtu, në këtë takim, u diskutua edhe për vazhdimin e fushatave të ndërgjegjësimit, përmbylljen e udhëzimeve administrative që dalin nga Ligji për Kontrollin e Duhanit, hartimin e një Plani të veprimit për kontrollin e duhanit për vitet vijuese dhe masa të tjera që fuqizojnë zbatimin e këtij ligji në nivel vendi.
Përfaqësuesit e KADC-së, njoftuan në këtë takim se prej sot, në 7 qendrat më të mëdha të Kosovës ka filluar të realizohet hulumtimi i tretë rreth zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kosovë.
Koalicioni Antiduhan u ka bërë thirrje edhe inspektorateve të tjera, në veçanti Inspektoratit të Tregut; të Punës dhe të Arsimit, që të ndërmarrin masa për zbatimin e ligjit brenda fushave të përgjegjësive të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInformata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp