Qeveria e Kosovës përveç se ka miratuar vendimin për rritjen prej 25 për qind të asistencës sociale, është kujdesur edhe për disa përfitime për zyrtarë të lartë të qeverisë pas përfundimit të mandatit.
Me anë të një vendimi të miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë, pas përfundimit të mandatit, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), do të marrin për një vit, 70 për qind të pagës, kurse për një periudhë gjashtëmujore, po ashtu 70 për qind të pagës do të gëzojnë edhe zëvendësministrat.
Pagat e zëvendëskryeministrav dhe ministrave janë mbi 1000 euro, që i bie se mbi 700 euro pas përfundimit të mandatit, këta zyrtarë do të përfitojnë në muaj.
Ky vendim vlerësohet absurd dhe i paarsyeshëm nga përfaqësues të shoqërisë civile.
Agron Demi nga Instituti për Studime të Avancuara “GAP”, thotë se vendimi është i padrejtë për shkak se bie ndesh me Ligjin e Punës pasi favorizon një kategori të punonjësve të cilët edhe ashtu janë të privilegjuar me paga të larta.
Një vendim i tillë, buxhetit të Kosovës, thotë Demi, i kushton deri në një milion euro.
“Duhet përmendur se aktualisht janë 21 ministra dhe 44 zëvendësministra, që paga mesare e tyre është mbi 1000 euro në muaj. Përfitimet për 70 për qind për një vit pas mandatit janë të paarsyeshme. “Vendimi i qeverisë dëshmon se postet e larta publike po bëhen aq atraktive, çka e arsyetojnë “ luftën” e tyre politike, që gjithsesi të kenë një pozitë në ekzekutiv. Ata me vetdëshirë e zgjedhin të jenë shërbyes në ekzekutiv dhe nuk do të duhej të favorizohen edhe pas mandatit”, tha Demi.
Edhe përfaqësues të organizatës për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu” e konsiderojnë vendim të paligjshëm, por favorizues për pozita të larta politike.
Artan Demhasaj, zyrtar ligjor në këtë organizatë, ka thënë se me këtë vendim, “lufta” për këto pozita do të jetë edhe më e madhe. “Derisa zyrtarëve të lartë politik iu ofrohen kësi lloj kushtesh, do të rritet “lufta “ për këto pozita për shkak të përfitimeve që kanë. Mendoj se këto përfitime janë të tepërta, për shkak se këta edhe ashtu kanë paga shumë të mira. Kështu që me pagën që marrin duhet të jenë të kënaqur, e jo të gëzojnë edhe 70 për qind të pagës edhe një vit pas mandatit“, thekson Demhasaj.
Situata socio-ekonomike në vend, nuk krijon mundësi për kësi lloji përfitimesh, thotë Demhasaj. “Kushtet në të cilat është Kosova, ku niveli i papunësisë dhe varfërisë është i lartë, kur në Kosovë nuk ka as sigurime shëndetësore, unë mendoj se kjo është një politikë e gabuar e qeverisë. Në vend se qeveria të fokusohet për të gjetur mënyra për të zvogëluar papunësinë dhe varfërinë dhe si të zhvillojë Kosovën, qeveria po fokusohet më shumë vetëm në interesat e ngushta të njerëzve të lartë qeveritarë”, thekson Demhasaj.
Por, ajo çka është absurde sipas Agron Demit, paraqitet fakti se në të njëjtën mbledhje, qeveria ka miratuar vendim për rritjen e ndihmës sociale prej 10 deri 30 euro, kurse për zyrtarë të lartë publik deri në 700 euro në muaj.
“Kjo është parë si balancim për vendim të qeverisë dhe kjo nuk mund të krahasohet për shkak se kategoritë sociale fitojnë nga 10 deri në 30 euro kurse ministrat do të përfitojnë nga 700 euro për gjashtë muaj apo një vit”, tha Demi.
Ndryshe, zyrtarët e lartë qeveritarë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës llogaritet se kanë paga të mira dhe të ardhura solide shtesë, të cilat ua garantojnë ligjet dhe rregullorja e punës. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInformata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp