LAJMI I FUNDIT:

KEK-ut i anulohet tenderi i kurdisur

KEK-ut i anulohet tenderi i kurdisur

Malverzimet me tenderë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) për furnizim me lëndë djegëse janë parandaluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP). Ky tender i manipuluar sipas OSHP-së llogaritet të jetë miliona euro.

Gjykata për tenderë ka aprovuar si të bazuar ankesën e Operatorit Ekonomik(OE) “Petrol Company” lidhur me procedurën e prokurimit me titull: “Furnizim me lëndë djegëse për kaldaja-mazut”, të iniciuar nga autoriteti kontraktues KEK.

Pala ankuese pretendon se autoriteti kontraktues me rastin e zhvillimit te këtij aktiviteti të prokurimit ka vendosur kritere diskriminuese në kundërshtimin me dispozitat ligjore siç janë: neni 7 dhe 28 i Ligjit të Prokurimit Publik.


Kurse, OShP pas pranimit të ankesës, ka autorizuar ekspertin shqyrtues dhe teknik për të shqyrtuar ankesën lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, si dhe vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të palës ankimore “Petrol Company” nga Prishtina.

Eksperti shqyrtues dhe teknik në raportin e tije ka vlerësuar se Korporata Energjetike e Kosovës, nuk i ka respektuar në tërësi dispozita e LPP-së, konkretisht nuk ka respektuar nenin 7 dh e 28 te LPP-së, duke vendosur kritere në kundërshtim me nenin 7 dhe 28 te LPP-se.

Po ashtu në raportin e eksperteve rekomandohet anulimi i këtij aktiviteti të prokurimit, apo ri-tenderimi i aktivitetit të prokurimit nëse edhe më tutje ka interes autoriteti kontraktues për këtë aktivitet të prokurimit.

“Qëndrojë pranë raportit të ekspertizës, njëherësh rekomandoj panelit shqyrtues qe ta anuloj këtë aktivitet të prokurimit të zhvilluar nga autoriteti kontraktues KEK, dhe nëse më tutje ka interes autoriteti kontraktues për këtë aktivitet të prokurimit të ri-tenderohet dhe të përmirësohen kriteret e dosjes së tenderit dhe njoftimit për kontratë konform rekomandimit të raportit të ekspertizës”, thotë eksperti shqyrtues Basri Fazliu.

Ndërsa, zyrtarë të KEK-ut me anë të një parashtrese ka njoftuar OShP-në se nuk pajtohet me raportin e ekspertit shqyrtues.

Paneli shqyrtues në OShP konstaton se autoriteti kontraktues ka përpiluar n ë dosjen e tenderit tabela të kalkulimit të çmimit ku len hapësirë për manipulimin e çmimit, për faktin se të gjitha shpenzimet në lidhje me transportin, kontrolli i kualitetit, premiumi i rafinerisë e tjera duhet të inkorporohen në Premium sepse janë shpenzime fikse të cilat janë të pa ndryshueshme, po ashtu inkorporomi i tyre në Premium nuk lenë hapësirë për manipulim të çmimit nga ana e OE. /kp/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

Ekonomi
Kalo në kategori