Nivelin e lartë të keqpërdorimeve në fushën e prokurimit publik, autoritetet e Kosovës nuk po arrijnë ta zvogëlojnë, vlerësojnë përfaqësues të organizatave ekonomike që merren me mbrojtjen e interesave të bizneseve dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Fusha e prokurimit publik, vlerësojnë ata, vazhdon të mbetet një ndër fushat më të korruptuara në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka thënë se ende një pjesë e madhe e ankesave që i marrin nga bizneset lidhen me parregullsitë në fushën e tenderimit. “Pavarësisht premtimeve të shumta që janë bërë nga ana zyrtarëve të ri të qeverisë dhe pavarësisht përfshirjes së nevojës për përmirësimin e aktiviteteve të prokurimit publik edhe në planin qeverisës të aprovuar nga qeveria në fund të vitit të kaluar, nuk ka pasur ndonjë progres apo ndonjë ndryshim substancial në fushën e prokurimit që nga viti i kaluar e tutje, dhe kjo lë shumë hapësirë për shqetësim nga ana e bizneseve”, shton Zeka.
Që nga fillimi i viti 2015, Ligji i prokurimit publik ka qenë në plotësim-ndryshim dhe deri më tani ai ligj ende nuk është ndryshuar, thotë Zeka, duke shtuar, se ende nuk janë as dispozitat që do të mundësojnë përdorimin e prokurimit elektronik, që është një formë e cila do të mund të zvogëlonte keqpërdorimet që bëhen gjatë tenderimit.
Për më shumë, Zeka shton se pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociimit, kompanive nga Bashkimi Evropian iu mundësohet trajtim i barabartë në të gjitha aktivitet e prokurimit publik në Kosovë.
Sipas tij, kjo nënkupton se keqpërdorimet e tilla të cilat bëhen gjatë tenderimit, nuk do të tolerohen nga kompanitë e huaja. “Nëse në ta kaluarën kompanitë vendore nuk janë ankuar për parregullsi në aktivitetet e prokurimit publik kjo nuk do të jetë edhe me kompanitë e BE-së dhe presim që atëherë do të ketë presion më të madh edhe të vet kompanive të shteteve të BE-së, por edhe të zyrave apo institucioneve diplomatike të Bashkimit Evropian, të cilat do t’i mbrojnë interesat e tyre komerciale”, vlerëson Zeka.
Përshtatja e kritereve për një tender publik, dhe favorizimi i kompanive të caktuara është një fenomen i cili, sipas bizneseve, po ndodh në proceset e prokurimit në Kosovë.
Po ashtu, edhe në monitorimet mbi procesin e prokurimit publik në institucionet e Kosovës të bërë nga Transparency International Kosova, organizatë globale që vështron dhe avokon kundër korrupsionit, janë evidentuar shumë raste ku në tenderët publik është bërë përshtatja e kritereve.
Musa Bajraktari, hulumtues në këtë organizatë ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nga në të gjitha hulumtimet që kanë bërë janë evidentuar parregullsi të shumta të bërë në fushën e prokurimit. “Në shumicën e rasteve janë tenderë të kurdisur të cilët janë të lidhur me njerëz nga politika, pra qëndron dikush nga politika mbrapa këtyre tenderëve publik, prapa këtyre tenderëve ka manipulime të ndryshme klanore e shumë parregullsi të tjera”, ka shtuar Bajraktari.
Ndryshe, rreth 700 milionë euro në vit të buxhetit të Kosovës shpenzohen përmes prokurimit publik.
Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se Ligji i ri i Prokurimit Publik në Kosovë, i cili pritet të miratohet në Kuvend së shpejti, do të ketë rregulla të reja të prokurimit publik, në mënyrë që të parandalohen keqpërdorimet që kanë mundur të jenë bërë në fushën e prokurimit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp