LAJMI I FUNDIT:

Procedurat për faljen e borxheve nga ujësjellësi

Procedurat  për faljen e borxheve nga ujësjellësi

Menaxheri ekzekutiv i Departamentit për Konsumatorë në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Kapllan Parduzi, ka deklaruar se nga Ligji për Faljen e Borxheve publike do të përfitojnë përafërsisht 81 mijë e 530 konsumatorë në amvisëri dhe biznes.

Ai në një intervistë për gazetën “Epoka e Re” ka thënë se përfitues do të jenë edhe mbi 2 mijë e 400 konsumatorë, borxhet e të cilëve sillen nga një deri në 100 euro.
“Nga Ligji për Faljen e Borxheve publike përfitojnë përafërsisht 81 mijë e 530 konsumatorë të KUR ‘Prishtina’-s, në amvisëri dhe biznes. Gjithashtu, përfitues janë mbi 2 mijë e 400 konsumatorë, borxhet e të cilëve sillen nga një deri në 100 euro. Këto borxhe falen me automatizëm”, ka thënë Parduzi.

“Ligji për Faljen e Borxheve publike dhe udhëzimi administrativ për procedurat e faljes së borxheve publike parasheh që çdo konsumator duhet të aplikojë veç e veç për të përfituar nga ky ligj. Konsumatorët duhet ta marrin kërkesën për faljen e borxhit, dokument që merret në KUR “Prishtina”, dokumentin identifikues, letërnjoftimin, patentë-shoferin apo pasaportën, si deh të bëhet kontrata mbi riprogramimin e borxhit të mbetur. Konsumatorët e biznesit duhet të paguajnë 50 për qind të shumës së mbetur pas përfitimit të faljes së borxhit, kurse pjesën tjetër mund ta riprogramojnë në 12 këste (24 muaj).


Ndërsa në amvisëri konsumatorët duhet ta bëjnë pagesën 20 për qind të shumës së mbetur pas faljes së borxhit, kurse pjesën tjetër mund ta riprogramojnë në 18 këste në 36 muaj”, ka sqaruar Parduzi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë

KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori