Nuk është vetëm Torina e Lipjanit me substanca natyrore, që dyshohet se është gaz që ka dalë mbi sipërfaqen e tokës. Diçka e tillë është lajmëruar edhe në të Hanit të Elezit, disa metra larg Komunës së Lipjanit. Në këtë vend, kanë mbetur ende mbeturinat e natës nga koha e Ish-Jugosllavisë. Madje, një ditë më parë, gjatë hapjes së një pusi në shkollën fillore “Dardania”, bashkë më ujin ka dalë edhe nafta.
Përgjatë punimeve për hapjen e një bunari për ujë, në këtë shkollë fillore të Hanit të Elezit, së bashku me ujin ka dalë edhe nafta.
Por, nëse në Torinë të Lipjanit, substanca natyrore, që banorët thonë është gaz dhe mjaft interesant, në Han të Elezit kjo nuk është.
Kështu thotë i pari i Komunës. Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, në një prononcim për Express ka thënë se nafta që del nuk është diçka e jashtëzakonshme dhe banorët janë mësuar më këtë. Sipas tij, kjo lidhet me rezervat që dikur sistemi i Jugosllavisë i ka pas në këtë anë.
“Nafta që ka dal në atë pjesë lidhet me katër rezervat e naftës që janë nga koha e Jugosllavisë. Besohet që kanë qenë miliona litra naftë. Tani kanë mbetur mbetjet e naftës dhe në atë pjesë shumë herë del ose erë e naftës, ose nafta”, ka thënë ai.
Sipas Sumës, shumë herë kur banorët kanë tentuar në atë pjesë të hapin bunar të ujit ka dalë naftë dhe ata kanë tentuar ta djegin atë. “Nafta që ka dalë në atë pjesë, disa punëtorë edhe e kanë marrë për ta dërguar në laborator për verifikim”, ka thënë Suma.
Por a përbën rrezik kjo naftë për banorët? Sipas kryetarit kjo nuk është fare e rrezikshme dhe nuk ekziston rreziku i shpërthimit. /Express/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp