LAJMI I FUNDIT:

Bavaria dhe Kosova do të thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Bavaria dhe Kosova do të thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është pritur sot nga kryeministri i Landit të Bavarisë, Horst Seehofer.

Pas pritjes dhe takimit të zhvilluar në Qeverinë e Landit të Bavarisë, ku ishin të pranishëm edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryeministri Horst Seehofer, kanë mbajtur një konferencë për gazetarë, ku kanë shprehur përkushtimin e dyanshëm për bashkëpunim ekonomik.

Kryeministri i Landit të Bavarisë, Horst Seehofer, ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, si dhe qëllimin që këto marrëdhënie të zhvillohen edhe më shumë, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik.


Kryeministri Seehofer vlerësoi rëndësinë e takimit që do të zhvillohet sot me Shoqatën Bavareze për Ekonomi, duke theksuar përkrahjen e Qeverisë Bavareze në këtë drejtim.

Kryeministri i Bavarisë, po ashtu, bëri të ditur se gjatë takimit është biseduar për mundësinë e lëvizjes së kosovarëve, mundësinë e punësimit të kosovarëve në Gjermani, dhe se në cilat drejtime mund të zhvillohet ky punësim dhe kjo lëvizje. “Marrëdhëniet tona janë të mira, dhe që të dyja palët do të përpiqemi që t’i përmirësojmë, dhe t’i zhvillojmë akoma më tej këto marrëdhënie”, tha kryeministri Seehofer.

Sa i përket çështjes së migrimit të kosovarëve, kryeministri Seehofer tha se kryeministri Mustafa e ka shprehur në mënyrë shumë të qartë që Kosova është një vend i sigurt i origjinës. “Nga pikëpamja ekonomike do të bashkëpunojmë më ngushtë me njëri-tjetrin, dhe do të ndihmojmë për investime dhe për kualifikime më Kosovë. Dhe së treti, ne kemi krijuar mundësi reale të punësimit të kosovarëve në Gjermani. Kjo ka ndodhur ndërkohë, dhe këto mundësi legale janë në interes të dy vendeve. Kjo është pamja e një bote të globalizuar”, tha Seehofer.

Kryeministri Isa Mustafa, ka vlerësuar lartë rolin e Bavarisë për një periudhë shumë të gjatë të qëndrimit dhe të punës së njerëzve nga Kosova.

Po ashtu, sipas tij, Qeveria e Kosovës përkrahë plotësisht masat që Bavaria ka marrë në kthimin e qytetarëve të Kosovës që kanë ardhur dhe kanë kërkuar azil.

“Konsiderojmë se Kosova është vend i sigurt, origjinë e sigurt, dhe që ne do të sigurojmë kushte që ata të kthehen dhe të punojnë atje. Kthimin e tyre e konsiderojmë shumë të drejtë dhe të nevojshëm dhe ne do të marrim masa që të bashkëpunojmë në fushën e ekonomisë, në mënyrë që të sigurojmë parakushte që njerëzit ta kenë perspektivën në Kosovë. Vlerësoj shumë përkrahjen e juaj për bashkëpunim ekonomik në mes të Kosovës dhe Bavarisë. Ajo është gjëja që neve na nevojitet më së shumti në këtë kohë, sepse dëshirojmë që ne të jemi vend i cili do të inkuadrohet në tregun gjerman dhe në tregun e Bashkimit Evropian, përmes konkurrencës dhe përmes punës”, tha kryeministri Isa Mustafa, duke ftuar kryeministrin Seehofer që të vizitojë sa më shpejt Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë

KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori