LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmetit nuk po i ecë ekonomia

Shpend Ahmetit nuk po i ecë ekonomia

Dy ekonomistët në krye të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, nuk kanë arritur që të menaxhojnë siç duhet me financat e komunës. Në nëntë muajt e parë të këtij viti, ata kanë dështuar që të arkëtojnë të hyrat e planifikuara në buxhet dhe në anën tjetër nuk kanë shpenzuar as gjysmën e mjeteve që kishin për investime kapitale.

Gazeta Fjala ka siguruar Raportin Buxhetor të kësaj komune, sipas të cilës, nga gjithsej 27 milionë euro të hyra të planifikuara, komuna e vetme në vend që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të mbledhë vetëm rreth 13 milionë euro, që përkthyer në përqindje është 47 për qind. Për më tepër, kjo përqindje e arkëtimit të të hyrave komunale është edhe më e vogël krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kur komuna kishte arritur që të mbledhë 58 për qind të të hyrave të planifikuara.

Dështimet më të mëdha të komunës në mbledhjen e të hyrave janë shënuar me legalizimet e ndërtimeve pa leje me vetëm 0.21 për qind të të hyrave, në të hyrat nga inspeksioni me 11 për qind , në participim apo donacione me 11 për qind , si dhe nga shpronësimet me 12.84 për qind , thuhet në raport.


Në anën tjetër, “realizimi i të hyrave është i kënaqshëm, sa i përket licencave për biznes, në përqindje është me e larta 89.08 për qind , taksë për shërbime shëndetësore 82.99 për qind , taksë për transaksion në pronë 82.36 për qind , taksë për automjete motorike 73.47 për qind dhe taksë për certifikata dhe dokumente zyrtare 72.75 për qind ”.

Pas qeverisje të Lidhjes Demokratike të Kosovës në kryeqytet, në zgjedhjet lokale të vitit 2013, Lëvizja Vetëvendosje arriti që të fitojë në balotazh ndaj tani Kryeministrit Isa Mustafa, që për dy mandate kishte udhëhequr me Prishtinën.

Atë kohë, Lëvizja Vetëvendosje shfaqej mjaft kritike ndaj performancës së LDK-së në Prishtinë, duke kritikuar për menaxhim të dobët të parasë publike dhe mosefikasitet. Por tani edhe pse nuk është arritur mbledhja as e gjysmës së të hyrave të planifikuara, Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti duket të jetë ndarë i kënaqur me këtë arritje.

“Kryetari i Komunës vlerëson se arkëtimet aktuale, si dhe ato të planifikuara për pjesën e fundit të vitit 2015, janë të mjaftueshme për të financuar ndarjet buxhetore të përcaktuara sipas Ligjit mbi ndarjet buxhetore,” thuhet në fund të këtij raporti.

Anashkalohen investimet kapitale

Komuna ka dështuar po ashtu të shpenzojë edhe buxhetin e planifikuar për këtë vit, duke krijuar një suficit prej gati 50 për qind.
“Komuna e Prishtinës ka shpenzuar gjithsej 51.04 për qind të buxhetit të miratuar për vitin 2015, përfshirë edhe mjetet e bartura nga viti 2014”, thuhet në raport.

Sipas këtij raporti, investime kapitale arrijnë vlerën e 12 milionë euro nga 40 milionë sa i kishte në dispozicion komuna. Investimet kapitale për 2015 të planifikuara 24 milionë e 268 mijë euro, të bartura nga viti 2014 investime kapitale mbi 14 milionë, gjithsejte buxheti për shpenzime kapitale në 2015, ishin 39 milionë e 82 mijë euro. Nga këto janë shpenzuar 12 milionë e 266 mijë euro, ose 31. 39 për qind.

Përveç që nuk ka arritur të mbledhë të gjitha të hyrat, komunës do t’i duhet t’i ndajë 3,697,826 euro për lëndët gjyqësore që ndodhën në procedurën përmbaruese.

Në ndërkohë, Qeveria e Kosovë ka filluar përgatitjen e Ligjit për Kryeqytetin e Kosovës. Nga një ligj i tillë pritet që të përfitojë Prishtina në aspektin buxhetor dhe rregullim të kompetencave. /Gazeta Fjala/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë

KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori