LAJMI I FUNDIT:

E la shkollën kur ishte 15 vjeçe, u bë nënë 17 vjeçe, dhe milionere në moshën 23 vjeçare (Foto)

E la shkollën kur ishte 15 vjeçe, u bë nënë 17 vjeçe, dhe milionere në moshën 23 vjeçare (Foto)

Kanny Kate është shndërruar nga një adoleshente e pa punë në një mbretëreshe me diamante në vlerë prej 250 mijë funte.

Apetiti i saj për biznes e ka bërë këtë vajzë, e cila është nënë e 3 fëmijëve, një milionere qysh në moshë të re.
Momenti i fillimit të një jete të re për 18 vjeçaren, asokohe nënë, ishte kur njëherë ishte ndalë elektriciteti në shtëpinë e saj dhe kjo kishte vendosur të ndryshonte plotësisht jetën e saj.

Ajo e kishte filluar këtë duke hulumtuar për punë, ku e kishte induar një vend të punës si një sekretare në një kompani të Liverpulit dhe pastaj kishte përfunduar duke e udhëhequr atë. Kate pastaj i kishte investuar të ardhurat e saja në patundshmëri, lokale të ndryshme, sallone bukurie, dyqane etj., dhe tani jeton një jetë shumë luksoze.


Kate e rikujton kohën kur prindërit e saj nuk kishin para për ti blerë kësaj gjërat që i dëshironte dhe kjo duhej të punonte në një kamion ku shiteshin hamburger për të fituar para, dhe ishte vetëm 14 vjeçe.

687474703a2f2f696d672e74686573756e2e636f2e756b2f616964656d69746c756d2f617263686976652f30323537392f30325f32363233313630385f6531363738315f32353739323435612e6a7067

Ajo shtatzënë kishte mbetur aksidentalisht, dhe kishte qenë një periudhë shumë e vështirë për të. Edhe pse kishte qenë shumë e re, familja e saj e kishin mbështetur atë , raportonLajmi.net. Pas lindjes së fëmijës me parë ajo ishte ndarë me të dashurin e saj. Kanny pastaj kishte filluar punën si sekretare ne nj dyqan, pastaj ishte bërë arkëtare, dhe kur i kishte mbushur 23 vjeçe ajo veçse e drejtonte dyqanin.

Sipas rrëfimit të saj, kishte qenë e vështirë kishte për të pasi që edhe i duhej të punonte një punë me orar të plotë dhe të përfundonte shkollën gjatë natës.

687474703a2f2f696d672e74686573756e2e636f2e756b2f616964656d69746c756d2f617263686976652f30323537392f30345f32363233313630385f3130326332665f32353739323437612e6a7067

Edhe shefi i saj e kishte mbështetur atë dhe ajo me paratë që i fitonte i kursente derisa kishte filluar të blejë prona të ndryshme, sallone bukurie etj.
Vetëm 3 vite më vonë ajo ishte duke e jetuar një jetë shumë luksoze dhe ekstravagante, ajo udhëtonte në tërë botën.

Ajo kishte shkuar në Dubai 7 herë dhe kishte qëndruar në hotelin Atlantis, gjithashtu kishte qenë edhe në Malvide, Tajlandë, Mauritius etj. Kanny Kate kishte filluar të shpenzonte rreth 25,000 funte vetëm në rroba dhe bënte festa të ndryshme që kushtonin shumë, mirëpo ajo nuk pendohet aspak.

687474703a2f2f696d672e74686573756e2e636f2e756b2f616964656d69746c756d2f617263686976652f30323537392f30365f32363233313630385f3239363062625f32353739323530612e6a7067

Sidoqoftë, ajo i ka disa këshilla për të gjithë ata që duan të bëhen ndërmarrës të zotë.

1. Gjithmonë besoni në vetvete
2. Mos u frikësoni të bëni gabime
3. Menaxhimi i kohës është çelësi i çdo biznesi të suksesshëm
4. Mësojeni çdo aspekt të biznesit tuaj
5. Kur ta dini se çfarë dëshironi, filloni të shkoni nëpër kurse të ndryshme
6. Provoni të shpenzoni sa më pak kur të filloni biznesin tuaj
7. Dojeni punën që e bëni
8. Dhe mos e harroni se askush nuk është më i mirë se ju. /Lajmi.net/Telegrafi/