Dhjetëra shtylla të betonit, si të Tensionit të Lartë ashtu edhe të Tensionit të Ulët, së bashku me trafon e re, kanë lehtësuar jetën e banorëve të Drenocit. Fshati më verior i Prishtinës tash ka infrastrukturë komplet të re energjetike.
Xhafollët e Drenocit të Prishtinës po hyjnë në këtë dimër me një brengë më pak se herëve tjera. Tash, në lagjen e tyre, KEDS ka vendosur trafon e re, përderisa ka ndërruar komplet rrjetin si të Tensionit të Lartë, ashtu edhe të Tensionit të Ulët në tërë fshatin. “Kjo lagje ishte lënë pasdore. Mungonte gjithçka. Tash, janë kryer shumë punë. Më së shumti po na gëzon rrjeti i ri elektrik. Sot, kemi shërbime të energjisë elektrike shumë më kualitative dhe shumë më të sigurta”, thotë Hysen Xhafolli, banor i lagjes. Trafo është vendosur në një lëndinë, disa metra larg shtëpisë së tij.
KEDS ka vendosur në një nga fshatrat më verior të kryeqytetit dhjetëra shtylla të betonit, duke i zëvendësuar me ato të drurit, të cilat ishin në një gjendje shumë të rëndë. Kompania këtë gjendje e kishte trashëguar nga koha kur Distribucioni ishte aset publik. “Shtyllat ishin të kalbura, frikësoheshim shumë edhe për sigurinë tonë fizike, sidomos për fëmijët”, shton Xhafolli.
Drenoci është një nga shembujt e shumtë ku KEDS vetëm sivjet ka ndërruar komplet infrastrukturën energjetike. “Tensioni ishte më i ulët se sa duhej, përderisa furnizimi nuk ishte i sigurt nga asetet e vjetruara. Ne reaguam menjëherë duke hartuar projektin dhe duke e implementuar atë. Sot, rrjeti modern i standardeve më të larta shtrihet anekënd fshatit”, thotë Teuta Buqinca, mbikëqyrëse e projektit nga ana e KEDS-it.
Ky investim është në kuadër të projekteve që po bën KEDS-i anekënd Kosovës për zgjerim dhe përforcim të rrjetit elektrik. Deri tash janë realizuar qindra projekte, përderisa fokusi është tek zonat ku gjendja e rrjetit është me e rëndë. Është zotim i kompanisë që përmes investimeve të fuqishme të rregullojë infrastrukturën energjetike që e ka në pronësi, në mënyrë që konsumatorët të kenë shërbime kualitative dhe të sigurta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp