LAJMI I FUNDIT:

AKB nis javën e biznesit Kosovar 2015

AKB nis javën e biznesit Kosovar 2015

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), do të bëjë sot hapjen solemne të “Javëve të Biznesit Kosovar 2015”. Ky projekt i cili tashmë është bërë tradicional organizohet për herë të 13-të.

Sipas njoftimit të AKB-së, ky projekt ka ndikuar pozitivisht në rritjen e vlerave ekonomike dhe mirëqenies sociale në Kosovë duke nxitur zhvillimin e prodhimtarisë vendore dhe zhvillimin e sektorit privat.

“Javët e Biznesit organizohen për 13 vite me radhë në Kosovë që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve Kosovare, të stimulojë Bizneset vendore, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë ambient të favorshëm për një zhvillim më të hovshëm ekonomik”, thuhet në njoftimin e AKB-së.


Javët e Biznesit Kosovar mbahet nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe mbështetet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, MF, MZHE, MBPZHR, KIESA.

Manifestimi do të nis në Prishtinë, ndërsa nga këtu do të vazhdojë edhe në qytetet e tj era të Kosovës.

Me 2 dhjetor ky aktivitet do të zhvendoset në Mitrovicë. Me 4 dhjetor në Prizren ndërsa me 9 dhjetor do të zhvendoset në Pejë.

Më tutje sipas njoftimit të AKB-së, java e Bizneseve do të vazhdoj nëpër tërë Kosovën dhe në Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Luginë e Preshevës, Turqi dhe në vendet e BE-së me aktivitete promovuese, konferenca, tryeza, analiza hulumtuese, Forumi Ndërkombëtar Biznesor si dhe më datën 17 shkurt 2016 Kremtimi i Pavarësisë se Kosovës me prodhime vendore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë

KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori