Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur nëse do ta mbyllë apo do ta rivitalizojë termocentralin “Kosova A”.
Edhe në mbledhjen e fundit të Qeverisë kryeministri Mustafa ka thënë nuk e ka ende idenë se si do të veprohet, pasi që pas mbylljes së këtij Termocentrali nuk do të arrihet të sigurohet që ekonomia dhe qytetarët të kenë energji të mjaftueshme dhe t’i përballojmë nevojat për energji.
“Ne do të sigurojmë që ekonomia e ardhshme, qytetarët, të kenë energji të mjaftueshme dhe t’i përballojmë nevojat për energji. Pastaj do të shohim brenda Qeverisë se si do ta kapërcejmë këtë periudhën e vakuumit energjetik që mund të na shkaktohet në fund të vitit 2017 me mbylljen e termocentralit ‘Kosova A’ ose me gjetjen e një alternative të zhvillimit të pjesërishëm apo të tërësishëm të këtij kapaciteti energjetik për të cilin është folur edhe më përpara në Qeveri. Efektet janë tepër të rëndësishme sa i përket një burimi themelor të zhvillimit ekonomik në të ardhmen” ka thënë ai.
E në anën tjetër kompania gjermane “Bilfinger”, e cila ka shfaqur interesim për rivitalizimin e “Kosovës A” është në pritje të një vendimi.
Përfaqësues i “Bilfinger”-it, Avni Kurshumliu, ka thënë për “Zërin” se nga Qeveria e Kosovës ende nuk kanë dhënë informata konkrete në lidhje me ketë.
“Kanë kaluar dy vjet që ne vazhdimisht jemi munduar që pranë Qeverisë së Kosovës dhe faktorëve tjerë të vendosjes ta bëjmë prezantimin e këtij projekti, duke theksuar domosdoshmërinë e tij për Kosovën, duke pasur parasysh mungesën e madhe të energjisë në dhjetë vjetët e ardhshme, gjer në hyrjen në punë të termocentralit të ri. Edhe sa kohë do të pritet që Qeveria e Kosovës të vendosë për projektin tonë varet nga udhëheqësit e kompanisë, por në rast se kjo nuk ndodh para vitit 2017, kur është paraparë mbyllja e TCA-së, atëherë as që mund të ketë më rindërtim”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp