LAJMI I FUNDIT:

Tre opsionet për Prishtinën

Tre opsionet për Prishtinën

Qeveria e Kosovës po e shqyrton seriozisht mundësinë që Prishtina të ndahet nga komunat tjera. Kryeqyteti, po planifikohet që të ketë status dhe organizim të veçantë, i cili krijon bazë të qëndrueshme ligjore të funksionimit dhe organizimit në raport me njësitë tjera të vetëqeverisjes lokale.
Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal ka nxjerrë draft konceptin që i hapë rrugë projektligjit për Prishtinën, dokument ky i miratuar nga ekzekutivi me 12 nëntor.

Gazeta Fjala, ka siguruar këtë dokument, në të cilin kjo ministri ka paraparë tri opsione, në të cilat mund të bazohej hartimi i projektligjit.
Opsioni i parë është ruajtja e status quo-së, përmes së cilit nuk parashihet asnjë ndryshim, opsioni i dytë është nxjerrja e ligjit të ri. Ndërsa opsioni i tretë, i cili edhe është cilësuar si opsion i rekomanduar, është ndryshimi i qasjes ekzistuese të zbatimit, shkruan në këtë dokument.
Si do të organizohet kryeqyteti?
Me ruajtjen e status quo-së, Prishtina trajtohet si njësi e vetëqeverisjes lokale e barabartë me të gjitha njësitë tjera të vetëqeverisjes lokale në Republikës së Kosovës.

“Kjo ndikon në organizim jo të qëndrueshëm dhe funksional marrë për bazë specifikat“, shkruan në dokument.
Me opsionin e dytë, Prishtina trajtohet si njësi e vetëqeverisjes lokale me status dhe organizim të veçantë brenda territorit administrative aktual të komunës.
E sipas MAPL-së kjo ndikon në dekoncentrim të ofrimit të shërbimeve publike bazuar në kërkesat të cilat pranohen nga qytetarët e përhershëm dhe jo të përhershëm në kryeqytet.


“Megjithatë edhe opsioni i dytë nuk i përgjigjet në tërësi specifikave që ka kryeqyteti veçanërisht në fushat dhe kompetencat shtesë që duhet ushtruar si njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale”, shkrun tek analiza e opsioneve.

Prishtina do të trajtohej si njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale në aspektin organizativ dhe funksional, sipas opsionit të tretë.
Bazuar në këtë opsion të rekomanduar normohet statusi dhe organizimi i veçantë i kryeqytetit i cili krijon bazë të qëndrueshme ligjore të funksionimit dhe organizimit të veçantë të kryeqytetit në raport me njësitë tjera të vetëqeverisjes lokale.

Sipas MAPL-së ruhet sistemi një-shkallësh i vetëqeverisjes lokale në tërë territorin.“Ky opsion definon adresën e qartë të përgjegjësit për të gjithë qytetarët të përhershëm dhe atyre që janë vendosur përkohësisht”, shkruan tek analiza e opsioneve në këtë dokument.

Gazeta Fjala ka kërkuar nga komuna e Prishtinës një koment rreth këtij draft koncepti, mirë ende nuk ka marrë përgjigje.
Çka do të rregullohet në Prishtinë?

Hartimi i këtij koncept dokumenti është paraparë edhe në planin e punës së qeverisë dhe është obligim që del nga Kushtetuta e Kosovës.Gjatë hartimit të koncept dokumentit thuhet se janë trajtuar aspekte të përgjithshme siç janë definimi i problemit, çështjet që duhet të adresoj koncept dokumenti, objektivat, subjektiviteti, struktura, organizimi, kompetencat si dhe burimi i financimit.

Ndërkohë që informacionet dhe gjetjet e hulumtimit janë bazuar në ekspertizën profesionale, analizën e dokumenteve relevante, raportet qeveritare dhe joqeveritare, praktikat dhe modelet rajonale dhe evropiane etj.

Ky dokument nxjerr në pah se menaxhimi i sektorëve specifik të cilët në mënyrë direkte ofrojnë shërbime shtesë për qytetarët, vazhdon të sfidojnë qeverisjen efikase të kësaj komune.

Një problem në vete i kryeqytetit është menaxhimi i ndërmarrjeve publike, qofshin ato komunale apo regjionale.

Te tjera problem të evidentuara janë edhe ofrimi i shërbimeve sekondare, në aspektin e sigurisë- Prishtina ballafaqohet me nevojën për përkrahje në zbatimin e vendimeve dhe akteve komunale, derisa në lidhje me shërbimet emergjente nuk ofrohen shërbime efikase për çka rezikohet jeta e qytetarëve. “Hartimi i projektligjit për kryeqytetin duhet t`i shërbejë qëllimit që të ofrojë zgjidhje rreth problemeve specifike që ka Prishtina si kryeqendër, si dhe opsionet për administrimin më të mirë”, thuhet në dokument.

Ditën kur ekzekutivi miratoi koncept-dokumenti për kryeqytetin e Kosovës Prishtinën, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se faza përgatitore e Ligjit për Prishtinën do të përfshijë shumë njerëz, pasi është folur shumë për ligjin për kryeqytetin.

“Ju e dini se është biseduar gjatë lidhur me Ligjin për Prishtinën. Një herë ka qenë i përgatitur ligji, ka ardhur deri në leximin e parë në Kuvend, është kthyer prapë. Tash marrëveshja është që të aprovohet sot koncept-dokumenti, pastaj mbi këtë koncept-dokument të punohet në hartimin e projektligjit i cili do të procedohet më tutje”, tha Mustafa.

Para aprovimit përfundimtarë të koncept-dokumentit është e nevojshme konsultimi i institucioneve që mbulojnë vetë-qeverisjen lokale, përfshirë institucionet shtetërore, institucione publike si dhe organizatat e shoqërisë civile. /Gazeta Fjala/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë

KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori