LAJMI I FUNDIT:

Ja si përcaktohen çmimet e energjisë elektrike

Ja si përcaktohen çmimet e energjisë elektrike

Rritja e çmimit të energjisë elektrike çdo herë është brengë me e madhe e konsumatorëve dhe jo pak herë ankesat e tyre i drejtojnë në adresë të gabuar dhe nuk e dinë si vjen deri të rritja e çmimeve të energjisë dhe kush është autoriteti qe ka kompetenca për rritjen e çmimeve.

Përcaktimi i i tarifave të energjisë elektrike është një proces që udhëhiqet nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

“Tarifat e energjisë elektrike janë të bazuara në parimin e kostos reale të shërbimit për secilin grup të konsumatorëve në nivele të ndryshme të tensionit”, ka thënë zyrtarja e ZRRE-së, Adelina Murtezaj – Bajrami.


Ajo thotë se ZRRE merr parasysh edhe aspektin social, mjedisin, shëndetin, si dhe përballueshmërinë e çmimeve nga ana e konsumatorëve.

Por, pse ndodhë rritja e çmimeve të energjisë?

ZRRE shqyrton tarifat çdo vit, në mënyrë që të caktohet shuma e parave (Të Hyrat e Lejuara Maksimale– MAR), të cilën Kompanitë e Rregulluara lejohen ta mbledhin për ofrimin e një shërbimi të rregulluar.

“MAR përcaktohet gjatë Shqyrtimeve Periodike duke analizuar hollësisht shpenzimet dhe investimet të cilat kompanitë planifikojnë t’i realizojnë përgjatë periudhës rregullative. Niveli i MAR caktohet në atë masë që kompanive t’ju lejohen t’i mbulojnë kostot e arsyeshme. ZRRE ka vendosur për ngritje të çmimeve të energjisë vetëm atëherë kur operatorët e licencuar kanë arsyetuar nevojën e rritjes MAR në mënyrë që konsumatorëve t’ju sigurohet një shërbim i mirëfilltë me energji”, ka shtuar Murtezaj- Bajrami.

Të gjithë faturën, përkatësisht barrën e shpenzimeve për të gjitha këto kompani e bartë në hallkën fundore të zinxhirit një kompani tjetër, Kompania Kosovare për Furnizim me energji elektrike (KESCO) që është ndërmarrje e cila në vitin 2014 është transferuar nga KEDS në KESCO, ndërsa transferimi ka hyrë në fuqi me 01.01.2015.

“Kjo ndërmarrje kryen aktivitetin e furnizimit publik me detyrat dhe përgjegjësit që dalin nga ky aktivitet, furnizimin e konsumatorëve të rregulluar, leximin dhe faturimin e konsumatorëve”, ka theksuar zyrtarja e ZRRE-së. /Infokusi/Telegrafi/

12319252_1050504821636925_1908112139_n

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë

KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori