Organi Shqyrtues i Prokurimit(OSHP) ia ka anuluar një tender Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK), me arsyetimin se ka shkelur kriteret e procedurës tenderuese që janë kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.
Ankesën kundër KEK-ut në OSHP e ka bërë operatori ekonomik “KINETING” sh.p.k. për tenderin “Furnizim me shtylla druri dhe material elektrik përcjellës, ankesë kjo e cila nga OSHP është aprovuar si e bazuar. Anulimet e tenderëve për këtë korporatë janë të shpeshta, derisa KEK ka aktivitete të prokurimit për tender të mëdhenj.
“Paneli shqyrtues gjeti nga shkresat lëndës por edhe gjatë seancës dëgjimore se OE i rekomanduar për kontratë nuk ka plotësuar kërkesat për artikullin nr. 3 të (DT) ku Operatori Ekonomik(OE) ankues i prezanton panelit shqyrtues e-mailin e dërguar nga prodhuesi “DE lekovod” se të njëjtit nuk janë prodhues të Izolator VHD20, dhe kjo nuk gjinden në njësit prodhuese të tyre. Paneli shqyrtues kërkon nga Autoriteti Kontraktues që në pajtim me dispozitat e nenit 59 dhe 72 të Ligjit të Prokurimit Publik gjatë ri-vlerësimit të ofertave të vërtetoi këtë çështje nga ana e prodhuesit “De lekovod””, thuhet në vendimin e OSHP-së.
Paneli shqyrtues, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, dosjes së tenderit, konstatimeve të cekura në ekspertizën e ekspertes shqyrtues, konfirmoi se prodhuesi “De lekovod” nuk është fare prodhues i artikullit nr. 3, Izolator VHD20, dhe nuk kanë qenë kurrë prodhues i këtij artikulli.
“Andaj, në bazë të dëshmisë të prodhuesit “De lekovod”, se ky produkt nuk është në listën tonë prodhuese fare, si është e mundur që OE i rekomanduar për kontratë të deklaron këtë artikull si prodhim të tyre sqarimeve të dhëna nga eksperti shqyrtues, konstatoj se autoriteti kontraktues gjatë procesit të vlerësimit të ofertave lidhur me aktivitetin e prokurimit “Furnizim me shtylla druri dhe material elektrik përcjellës”,nuk ka respektuar dispozitat të LPP-së”, thuhet në vendim.
Autoriteti Kontraktues me rastin e ri-vlerësimit duhet të veproj në pajtim me dispozitat e nenit 59 dhe 72 të LPP-ës dhe në aftë prej IO ditësh duhet ta informoj me shkrim Panelin Shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me ketë prokurim. Kurse, pala ankuese pretendon se autoriteti kontraktues me rastin e zhvillimit të këtij aktiviteti të prokurimit nuk ka respektuar nenin 28, nenin 29, nenin 59 dhe nenin 60 paragrafi 2.5 dhe 7 LPP-së, si dhe nenin 9.1, pika 7,8,9 të FTD-sh.
Autoriteti kontraktues Korporata Energjetike e Kosovës përmes parashtresës me shkrim, njofton panelin shqyrtues se pajtohet me raportin e ekspertizës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Tiny Realms Under Surreal Tides”, faqe e re e bashkëpunimit midis artit dhe pasurive të paluajtshme
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin – përqafon dollarin amerikan
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp