LAJMI I FUNDIT:

AI: “Turp” për Katarin që shfrytëzon punëtorët

AI: “Turp” për Katarin që shfrytëzon punëtorët

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International ka thënë se Katari “nuk ka bërë gati asgjë efektive për t’i dhënë fund shfrytëzimit kronik të punëtorëve” prejse është zgjedhur nikoqir i Kampionatit Botëror të Futbollit më 2022, pesë vjet më parë.

Amnesty ka thënë se abuzimet turpërojnë shtetin e Gjirit dhe Federatën Botërore të Futbollit – FIFA. Rreth 1.5 milion migrantë punojnë në Katar, shumica në ndërtimtari.

Katari mohon se shfrytëzon punëtorët dhe thotë se ka zbatuar një sërë reformash në punë. Punëtorët migrantë të Katarit pritet të arrijnë shifrën dy milionë brenda dy vjetëve të ardhshëm, thotë Amnesty International.


“Është bërë shumë pak për të adresuar shfrytëzimin e shfrenuar të migrantëve”, thotë Mustafa Qadri, hulumtues i të drejtave të punëtorëve pranë Amnesty International, raporton Rel.

Kjo organizatë thotë se Katari ka dështuar të bëjë ndryshime në disa fusha kyçe, përfshirë të drejtën e punëtorëve për të ndryshuar punë, për të lërë vendin dhe për t’iu bashkuar sindikatave.

Katari po ashtu vonon pagat, thotë Amnesty International. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori