LAJMI I FUNDIT:

KEK: Qëllimi ynë, ruajtja e parasë publike

KEK: Qëllimi ynë, ruajtja e parasë publike

Për hir të së vërtetës dhe informimit të opinionit, KEK-u ka sqaruar se në vendimin e përfolur të OSHP-së në këtë artikull nuk ka asnjë fjalë apo pretendim rreth çfarëdo lloj “kurdisje” apo keqpërdorimi nga ana e KEK-ut, por kemi të bëjmë me konflikt administrativ të niveleve të ndryshme vendimmarrëse të vetë OSHP-së.

Me saktësisht, në tenderin “ Furnizim me shtylla druri dhe material përcjellës” pas vlerësimit të kujdesshëm dhe profesional, KEK kishte shpallur fitues ofertën e përgjegjshme me çmim më të lirë duke respektuar të gjitha rregullat dhe procedurat ligjore.

Ky fakt vërtetohet edhe nga dy ekspertet profesional, ligjor dhe teknik, të cilët ishin caktuar nga OSHP, të cilët kanë shqyrtuar tërë lëndën dhe kanë hedhur poshtë ankesën e pretenduar.


Fatkeqësisht, për arsye tërësisht joprofesionale të cilat nuk kanë të bëjnë fare me ligjin dhe ruajtjen e parasë publike, në kundërshtim me vlerësimin profesional të dy eksperteve të cilët vet i kishte caktuar paneli shqyrtues i OSHP-së, merr vendim që lënda të kthehej në rivlerësim.

Duke marr parasysh, se vendimet e OSHP-së janë të obligueshme për tu zbatuar, KEK do të vërtetoi edhe njëherë të gjitha dëshmitë dhe dokumentacionet e prezantuara përmes procedurës së rivlerësimit, duke pasur objektiv gjithmonë ruajtjen e buxhetit dhe përdorimin me efikas të parasë publike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori