LAJMI I FUNDIT:

Korporata Rugove nderohet me çmimin e FIDES për Filantropi

Korporata Rugove nderohet me çmimin e FIDES për Filantropi

Korporata Rugove në Ceremoninë e ndarjes së çmimeve FIDES 2015 për Filantropi në Kosovë, u shpërblye për kontributin e dhënë, përmes kampanjës “1 Like 10 Cent”.

Këtë kampanjë dedikuar personave të prekur me Down Sindrom në Kosovë, Rugove e filloi në bashkëpunim me Shoqatën Down Syndrom Kosova dhe kompaninë e marketingut Republika.
Cmimi Fides
Qëllimi i kësaj kampanje ishte sigurimi i fondeve për Shoqatën e Down Syndrom në Kosovë si dhe vetëdijesimi/sensibilizimi i qytetarëve për këtë pjesë të shoqërisë. Arritja më e madhe e kësaj kampanje ishte realizimi i këtyre dy objektivave.

Korporata Rugove, përmes një komunikate për media, falënderon të gjithë qytetarët, të cilët e kanë pëlqyer dhe shpërndarë faqen e Korporatës Rugove në Facebook, e të cilët kanë luajtur rol thelbësor si partner të vërtetë përgjatë kampanjës.


1912229_710168545689499_419003424_n

Falënderime të përzemërta Rugove i drejton edhe artistëve Eliza Hoxha, Adrian Morina dhe Armend Ismajli, të cilët vullnetarisht, pa hezituar fare, kanë ndihmuar në realizimin e kampanjës. Ata ndihmuan personat e prekur me down sindrom në realizimin e etiketës së një milionë shisheve si dhe në sensibilizimin e qytetarëve, përmes sesionit me fotografi.

Themeluesi i Korporatës Rugove, Visar Kelmendi, në fjalimin e tij përshëndetës, pas marrjes së çmimit tha se ky project ishte vetëm fillimi për Rugove. Sipas tij Rugove do të vazhdojë të realizojë projekte të tilla, për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së shoqërisë në vendin tonë.

Çmimi FIDES simbolizon mirënjohje publike për kompanitë dhe individët nga Kosova dhe diaspora të cilët në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët. Kohë më parë, kjo kampanjë u shpërblye edhe me çmimin e parë në CSR. /Telegrafi/