LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni Golden Eagle nderohet me çmim për humanizëm

Fondacioni Golden Eagle nderohet me çmim për humanizëm

Në prani të personaliteteve më të larta  shtetërore e akademike si :Presidentja Jahjaga, Ministri Agani, Rektori Zejnullahu, përfaqësuesi i familjes Jashari nga ana e Forumit për Iniciativë Qytetare  u ndanë  çmimet e FIDES, ku çmimin më të lartë për kontribut në nivel kombëtar iu nda Fondacionit Humanitar Golden Eagle.
fiq 2
Këtë çmim ne emër te FIQ e ndau përfaqësuesi i familjes Jashari  Murat  Jashari.

Të ju kujtojmë  se Fondacioni Humanitar Golden Eagle gjatë vitit 2015  ka zhvilluar një numër të aktiviteteve humanitare, si  mbështete financiare për Shoqatën e fëmijëve me Autizem-Therandë, Shkollën  për fëmijë me nevoja të veçanta Lef Nosi –Prizren, pastaj dhurimin e pajisjeve mjekësore për Kliniken e Pediatrisë në QKUK-së me vlerë prej 30,000 euro, pastaj ndarjen e 100 bursave për student me vlerë prej 90,000 eurove. /Telegrafi/