LAJMI I FUNDIT:

Serbët bllokojnë pikën kufitare në Jarinje

Serbët bllokojnë pikën kufitare në Jarinje

Dhjetëra serbë të veriut të Kosovës me automjetet e tyre kanë bllokuar të hënën rreth mesditës për 40 minuta pikën kufitare në Jarinje, duke penguar në këtë mënyrë qarkullimin në drejtim Kosovë-Serbi dhe anasjelltas, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, shkak për këtë bllokadë të kufirit është aplikimi i caktimit të vlerës doganore për mallrat nga Serbia që po bëhet nga Prishtina, dhe jo siç ishte bërë deri tani në kufi.

“Tani vozitësit e kamionëve me mallra që hynë nga Serbia dhe që kanë destinacion veriun e Kosovës, po duhet të presin derisa doganierët po konsultohen me kolegët e tyre në Prishtinë për vlerën e doganës së mallit dhe në këtë mënyrë vozitësit po thonë se po paguajnë më shtrenjtë, por edhe po humbin kohë më shumë”, kanë thënë burimet.


Ata kanë kërkuar që të anulohet një praktikë e tillë e vlerësimit të mallit, në të kundërtën do ta bllokojnë kufirin e Jarinjës dhe të Bërnjakut tërësisht.

Bllokada ka zgjatur nga ora 12:45 deri rreth orës 13:30 dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

Mësohet se protesta për bllokadë të kufirit të Jarinjës janë paralajmëruar edhe për nesër, nëse nuk ndryshon diçka në këtë drejtim. /KosovaPress/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori