LAJMI I FUNDIT:

70 ish-minatorë mbesin pa pensione

70 ish-minatorë mbesin pa pensione

Rreth 70 ish-minatorë të kombinatit metalurgjik “Trepça” që nga muaji prill kanë mbetur pa pensione të parakohshme. Kjo për arsye se Ligji për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, i cili është miratuar në maj të vitit 2014, ka paraparë se të drejtën e pensioneve të parakohshme mund ta gëzojnë të gjithë punëtorët prej moshës 50 – 65 vjeç.

Ish-minatorët thonë se nga viti 2004 gëzojnë këtë të drejtë pasi që, sipas tyre, ekipi i mjekëve, i organizuar nga Qeveria e Kosovës, pas një kontrolli kishin konstatuar përse këta minatorë kanë humbur aftësinë për ta vazhduar punën.

Ata thonë se me këtë ndërprerje të pensioneve është bërë një padrejtësi ndaj tyre. Përmes një letre të hapur ata kanë kërkuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që t’i vazhdojë pensionet ose kthimin në vendin e tyre të punës.


Por, në Ministrinë e Punës kanë thënë se këta minatorë kanë mbetur jashtë skemës pensionale për arsye ligjore, ndërsa nuk kanë treguar se çka do të ndodhë me fatin e tyre.

“Departamenti i Pensioneve nga janari 2015 ka filluar të pranojë aplikacionet për skemën e pensioneve të parakohshme konform Ligjit 04/L-131 dhe një numër i ish-përfituesve si rezultat i mosplotësimit të moshës (50 deri 65 vjet) nuk kanë mundur të parashtrojnë fare kërkesë, kështu që kanë mbetur jashtë skemës, gjithnjë në zbatimit të ligjit nga ana e MPMS-së. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori