LAJMI I FUNDIT:

Rreth 7 milionë euro më pak të hyra nga komunikimet elektronike

Rreth 7 milionë euro më pak të hyra nga komunikimet elektronike

Të hyrat nga tregu i komunikimeve elektronike në tremujorin e tretë të këtij viti kanë shënuar shifrën prej 45 milionë euro, që krahasuar me tremujorin paraprak ka një rritje 8 milionë euro. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2014 (TM3-2014) ka një rënie për 7 milionë euro. Në këtë tremujor të hyrat nga komunikimet elektronike ishin afër 52 milionë euro.

Sipas publikimit të raportit të Autoriteti rregullativ të komunikimeve elektronike dhe postare (ARKEP) mbi “Pasqyrën e tregut të komunikimeve elektronike”, të hyrat nga telefonia fikse ka pësuar rënie të vazhdueshme pas çdo tremujori.

Kështu që në tremujorin e tretë të vitit 2015 të hyrat nga telefonia fikse kapin shumën prej 1.2 milionë euro, krahasuar me tremujorin paraprak ka një rënie prej 600 mijë eurove, apo edhe rreth 1 milionë euro më pak se tremujori i vitit të kaluar që kishte të hyra prej 2,1 milionë euro.


Ndërsa të hyrat nga telefonia mobile në TM3-2015 ishin 37,8 milionë euro, apo pak se tremujori i njëjtë i vitit të kaluar prej 4 milionë euro sa ishin 41,6 milionë euro.

Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tre-mujorit të tretë (TM3-2015) ka arritur në 1,768,207 përkatësisht për 0.25 për qind më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 -2014). Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak (TM2-2015), numrin i përdoruesve ka rritje prej 7.98 për qind (ose 130,656 përdorues), shkruan Kosovalive.

Sipas raportit, ndarja e tregut të telefonisë mobile sipas përdoruesve nga TM1-2010 deri në TM3-2015 ka pësuar ndryshime. Telekomi i Kosovës “Vala” në tremujorin e parë 2010 kishte 66.4 për qind të tregut të telefonisë mobile, ndërsa në tremujorin e tretë të viti 2015 ka rënë në 52.4 për qind.

Ndërsa, telefonia mobile “Ipko”, në TM1-2010 kishte 31.9 për qind të tregut të telefonisë mobile, kurse në TM3-2015 ka ngritur në 37.9 për qind.

Telefonia e tretë mobile “Z-Mobile” nga 1.09 për qind që kishte tregun e telefonisë mobile në TM1-2010, ka shkuar në 9.7 për qind në TM3-2015.

Norma e penetrimit për banor të telefonisë fikse nga TM1-2012 deri në TM3-2015 është luhatur dhe ka vazhduar me trend rënës. Në periudhën TM3-2015 norma e penetrimit është 3.25 për qind, përqindje kjo e cila shënon rënie të ndjeshme në raport me TM3-2014, dhe një rënie e lehtë është edhe në krahasim me tremujorin paraprak (TM2-2015).

Po ashtu, norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së në shtete në të cilat penetrimi sillet nga 10 për qind në rreth 40 për qind, respektivisht. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori