Me mbështetjen e IFC-së, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, Banka për Biznes (BPB) ka zhvilluar produkte të reja të kredisë për të financuar projektet e efiçiencës së energjisë për shtëpi dhe biznese më të vogla në Kosovë.
IFC-ja ka filluar punën e saj këshilluese me BPB-në në shtator të vitit 2014 për ta ndihmuar bankën që të zhvillojë ekspertizë në kreditimin e bazuar në efiçiencë të energjisë. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, BPB-ja ka zhvilluar dy produkte të kreditimit – kreditë për efiçiencë të energjisë (EE) për ndërmarrje private dhe kreditë EE për huamarrësit individual, të cilat u prezantuan para klientëve të bankës, përfaqësuesve të industrisë dhe publikut në ngjarjen e organizuar në Prishtinë duke shënuar fillimin e kreditimit.
“Bashkëpunimi me IFC-në ka ndihmuar në përmirësimin e ekspertizës së BPB-së dhe kapaciteteve të brendshme për zhvillimin e biznesit bankar për kreditimin e efiçiencës së energjisë”, tha Richard Beasley, Kryeshef ekzekutiv i BPB-së. “Financimi për projektet e efiçiencës së energjisë është kompleks, por ka potencial të konsiderueshëm të investimit në një modernizim efiçient të energjisë të ekonomive familjare private të Kosovës dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ne jemi të kënaqur që mbështesim realizimin e këtij potenciali.”
Pas fillimit zyrtar të produkteve bankare, IFC-ja do të bashkëpunojë edhe më tej me BPB-në në aktivitete të përbashkëta promovuese dhe do të ofrojë mbështetje transaksionale. Projekti këshillues me BPB-në është pjesë e Programit të Financimit të Qëndrueshëm të Energjisë të IFC-së në Evropë dhe Azi Qendrore, që implementohet në partneritet me Ministrinë Federale të Financave të Austrisë.
“Rritja e efiçiencës së energjisë është prioritet për Kosovën, kryesisht për shkak se bizneset që zbatojnë masa të efiçiencës së energjisë mund ta zvogëlojnë pjesën e kostove të energjisë në punët e tyre dhe të rrisin shanset e tyre për sukses afatgjatë dhe qëndrueshmëri”, tha Thomas Lubeck, Menaxher Rajonal i IFC-së për Ballkanin Perëndimor. “Individët mund t’i zvogëlojnë shpenzimet e tyre të energjisë, përderisa përmirësojnë kushtet e jetesës në familjet e tyre”.
Kosova u bë anëtare dhe aksionare e IFC-së në vitin 2009. Që atëherë, investimi i IFC-së në Kosovë ka arritur në 389.8 milionë dollarë, duke përfshirë fondet e mobilizuara nga partnerët tanë. Përveç kësaj, IFC-ja ka mbështetur rrjedhjet tregtare prej 4.8 milionë dollarë në Kosovë përmes programit të saj të financimit të tregtisë. IFC-ja po ashtu është duke punuar për të përmirësuar klimën e investimeve, performancën e kompanive të sektorit privat dhe për të tërhequr pjesëmarrjen e sektorit privat në zhvillimin e projekteve të infrastrukturës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Tiny Realms Under Surreal Tides”, faqe e re e bashkëpunimit midis artit dhe pasurive të paluajtshme
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin – përqafon dollarin amerikan
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp