LAJMI I FUNDIT:

Me frekuencat e reja, IPKO trefishon shpejtësinë e rrjetit 4G

Me frekuencat e reja, IPKO trefishon shpejtësinë e rrjetit 4G

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka alokuar frekuenca shtesë për shërbimet 4G të IPKO. Me blerjen e frekuencave të reja, IPKO intensivisht do ta avancojë rrjetin e saj mobil në gjithë Kosovën, dhe deri në fund të këtij viti do ta mbulojë mbi 80 për qind të popullsisë së Kosovës me 3G dhe 4G.

“Si operatori i parë që ka sjell rrjetet 3G dhe 4G tek kosovarët, IPKO është shumë e kënaqur t’i njoftoj përdoruesit e saj edhe për një arritje të rëndësishme në telefoninë mobile, posaçërisht në internetin në mobil. Me frekuencat e reja IPKO do t’i rrisë ndjeshëm kapacitetet e saj në 4G dhe njëkohësisht do ta zgjerojë rrjetin e saj 4G në vendbanime të reja. IPKO tashmë e ofron rrjetin e saj 4G në të gjitha komunat e Kosovës dhe vazhdimisht do ta zgjerojë mbulueshmërinë e rrjetit të saj 4G edhe në zona tjera rurale”, ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

“Me përditësimet e fundit, ne do t’i zgjerojmë kapacitetet tona në qytetet e mëdha në të cilat ne tashmë e kemi rrjetin më të mirë 3G, 4G dhe Wi-Fi, por njëkohësisht do t’i mbulojmë edhe fshatrat sikurse Hodonocin, Rogoçicën, Arllatin, Baicën, Llapushnikun, Bllacën, por edhe fshatrat si Duhël, Zhur dhe shumë e shumë vende të tjera në të cilat përdoruesit tanë do të përfitojnë nga përdorimi i internetit në mobil”.


“Ne tani jemi gati tu ofrojmë përdoruesve tanë përvoja të reja dhe të paprovuara më parë të internetit në mobil, dhe me këtë do të vazhdojmë të jemi lider i tregut me produkte dhe shërbime cilësore dhe inovative” vazhdoi me tej Erzin.

IPKO ofron shërbimet 4G/LTE për të gjithë përdoruesit e saj me SIM kartelë adekuate dhe telefona mobil që e mbështesin rrjetin 4G. Për ta festuar këtë momentum me përdoruesit e saj, IPKO ofron ndërrim pa pagesë të sim kartelës ekzistuese me atë 4G, për të gjithë përdoruesit e saj që kanë një telefon ose tablet që e mbështet këtë rrjet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori