LAJMI I FUNDIT:

Ministri Agani kërkon nga kryetarët e komunave zbatimin e legjislacionit në fushën e mjedisit

Ministri Agani kërkon nga kryetarët e komunave zbatimin e legjislacionit në fushën e mjedisit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka lëshuar një Qarkore, me anë të së cilës kërkon nga kryetarët e të gjitha komunave të Republikës së Kosovës, që konform kompetencave dhe detyrimeve ligjore, të përmbushin detyrimeve ligjore, që dalin nga legjislacioni në fuqi në fushën e Mjedisit, në mënyrë që të ketë përmirësime të gjendjes mjedisore në çdo komunë.

Në letër theksohet se duke u bazuar edhe në kërkesat e vazhdueshme që dalin nga Raporti i Progresit dhe ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve, del si domosdoshmëri që të bëhet një bashkërenditje dhe koordinim i veprimeve në drejtim të Implementimit të Ligjeve në fuqi.

Përveç çështjeve që specifikohen në Ligjet bazike në sferën e Mjedisit, ministri Agani në letrën e tij dërguar kryetarëve të komunave, kërkon që t’i epet përparësi zbatimit të Udhëzimit Administrativ, për dhënien e Lejes Mjedisore Komunale, si dhe Udhëzimit Administrativ, për Ndëshkimet me Gjoba Mandatore.


Implementimi i këtyre Udhëzimeve Administrative është bazë fillestare e përmirësimit të gjendjes mjedisore në secilën Komunë, në këto Udhëzime si dhe në legjislacionin tjetër Mjedisor, janë të specifikuara qartë veprimet dhe detyrimet që duhet të ndërmerren nga niveli Komunal. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori