LAJMI I FUNDIT:

Rusia vazhdon të jetë pjesë e FMN-së

Rusia vazhdon të jetë pjesë e FMN-së

Rusia do të vazhdojë të jetë pjesë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, pavarësisht ndryshimeve të rregullave gjatë kësaj jave, të cilat kanë për qëllim që t’ia lehtësojnë Ukrainës përballjen me pagesat e borxhit të saj që e ka ndaj Rusisë.

“Ky është një institucion shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, sidomos në situatën e vështirë në të cilën gjendet ekonomia botërore sot”, ka thënë ministri rus i Financave, Anton Siluanov.

“Unë mendoj se nuk ka asnjë arsye që Rusia të tërhiqet. Ne do të vazhdojmë të mbesim njëri nga pjesëmarrësit kryesor në këtë institucion të rëndësishëm financiar ndërkombëtar, ashtu siç kemi qenë çdo herë”, ka shtuar ai.


Komentet e Siluanov janë bërë ditën e njëjtë kur janë hedhur dilema mbi “paanshmërinë” e FMN-së, për shkak të një rregulle të vendosur me 8 dhjetor, sipas të cilës, vendeve që kanë vonesa në kthimin e kredive, t’iu ndalohet të marrin kredi sërish.

Ky veprim i FMN-së është parë si një ndihmë për Ukrainën duke pasur parasysh borxhet e saj ndaj Rusisë dhe përpjekjet e saj për t’i shlyer ato.

Por, FMN-ja ka njoftuar se këto ndryshime kanë qenë të parapara që nga 2013-ta. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori