LAJMI I FUNDIT:

Obiliqi filloi sezonin vjeshtor të mbjelljes së drunjve

Obiliqi filloi sezonin vjeshtor të mbjelljes së drunjve

Komuna e Obiliqit sot ka filluar sezonin e mbjelljes së drunjve duke zgjedhur kështu vendin i cili sipas kësaj komune atakohet më së shumti nga pluhuri i KEK-ut, e që është fshati Nadakovc.

Udhëheqësi i Drejtorisë së Ambientit në këtë komunë, Arben Berisha tha se mbjellja e këtyre drunjve ka për qëllim që sa më shumë të bëhet gjelbërim në këtë qytetet i cili është më i ndoturi në Kosovë.

Berisha shpreson që ky sezon do të përmbyllet me sukses. “Sot kemi filluar sezonin e mbjellës së drunjve në sezonin vjeshtor që mendojmë që këtë sezon ta përmbyllim me sukses dhe drunjtë i kemi cilësorë dhe kjo është një vazhdimësi e punëve që bëjmë, por në veçanti është puna më e madhe që e bëjmë për gjelbërimin e hapësirave ku mundemi të mbjellim drunj. Do të thotë kemi filluar me mbjelljen e drunjve dhe besoj që do të shkoj shumë mirë”, tha Berisha.


Edhe pse ky vend është më së shumti që preket nga pluhuri i KEK-ut, dhe ata nuk mund ta ndalin atë, Berisha beson që me mbjelljen e këtyre drunjve ata sado pak do ndihmojnë në pastrimin e ajrit.

“Kjo është një zonë e cila është e atakuar më së shumti nga pluhuri i KEK-ut dhe po duam që sado pak që jetën t’ua lehtësojmë qytetarëve tonë. Ne i kemi mbjell edhe më shumë por me këto mendojmë që do ta përfundojmë mbjelljen për sa i përket kësaj pjese. Tani do ta kalojmë edhe në qytetet një pjesë të vogël dhe në fshatra përreth…Era nuk ndalet për shkak se ajo është një kundërmim i ajrit që drunjtë nuk mund ta ndalin por sado pak e filtron ajrin dhe e pastron, pra është një pjesë që bënë mirë në jetën e njerëzve”, tha Berisha.

Me mbjelljen e sotme të drunjve në këtë pjesë u bë edhe përmbyllja e mbjelljes së drunjve në këtë fshat. Për këtë tash do vazhdohet edhe nëpër fshatra tjerë dhe në qendër të qytetit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori