LAJMI I FUNDIT:

AQP-ja paditet për tenderin 12-milionësh

AQP-ja paditet për tenderin 12-milionësh

Kompania për shitjen e derivateve “Petrol Company” nga Prishtina ka paditur Agjencinë Qendrore të Prokurimit (AQP) në lidhje me tenderin 12 milionë euro për furnizim me derivate për 80 institucione të Republikës së Kosovës.

Këtë tender AQP-ja ia ka dhënë kompanisë “Hib Petrol”, edhe pse në garë ka pasur kompani që kanë ofertuar më çmime shumë më të lira se kjo.

Po ashtu, para pak kohësh Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore të Prishtinës ndaj kësaj kompanie ka ngritur aktakuzë për mashtrim rreth tenderit për “Furnizim me derivate” për disa institucione të komunës së Prishtinës.


Në procesverbalin, që ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”, shihet se në këtë tender 8 operatorë ekonomikë (OE) i kanë tërhequr dokumentet. Ndërkaq, vetëm 4 prej tyre i kanë dorëzuar në AQP.

Në këtë tender kompanitë kanë ofertuar vetëm me profitin e tyre, ndërkaq çmimi i derivateve llogaritet ai i tregut në kohën kur kompania i dërgon derivatet në institucionin e kontraktuar.

Në bazë të procesverbalit të hapjes së ofertave, më 21.08.2015, shihet se për këtë tender kompania “Hib Petrol” ka aplikuar me 634 mijë e 748 euro, kompania “Al Petrol” ka aplikuar me 11 mijë e 540 euro, si dhe konsorciumi “Petrol Company & A&V Gas &Lab Oil” me 1 mijë e 154 euro, si dhe “Ex Fis” me 890,303 euro.

Po, pavarësisht se AQP-ja ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese, një gjë të tillë nuk e ka bërë edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, ashtu siç parashihet me ligj. /Telegrafi/

auto_16qendra_tregtare_copy1450075061

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori