Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka biseduar për realizimin e projektit të hidrocentralit në Selac të Shalës së Bajgores, me investitorët e Kompanisë Hidroline, Bekim Shyti dhe Muhamer Ibrahimi, të cilët e kanë njoftuar me punët që janë bërë deri tash, si dhe me problemet që po hasin në vazhdimin e realizimit të fazave të tjera të projektit.
Shyti i ka thënë kryetarit Bahtiri se tashmë kanë përfunduar të gjitha punët në ndërtimin e hidrocentralit të parë. “Tanimë është lëshuar në punë testuese hidrocentrali i parë me kapacitet prej rreth pesë megavatesh rrymë elektrike, që ka kushtuar 6,7 milion euro. Zyrtarisht hidrocentrali do të përurohet në janar, kur edhe do të filloj punën e rregullt me makineri më bashkëkohore”, tha Shyti.
Ai në vazhdim tha se kërkon ndihmën e komunës për të përshpejtuar dokumentet për projektet tjera, që janë edhe tri sosh, pra të ndërtimit të edhe tri hidrocentraleve, që do të kushtojnë gjithsejtë 18.7 milionë euro.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri i përgëzoi për punën që kanë bërë deri tash dhe ju premtoj se komuna nuk do t’i pengoj në asnjë mënyrë për vazhdimin e projekteve tjera.
“Ne kemi dobi nga këto hidrocentrale, andaj edhe jemi të obliguar që të ju ndihmojmë, jo vetëm juve, por të gjithë atyre investitorëve që duan të realizojnë këtu projekte të ndryshme që mundësojnë zhvillim dhe gjenerojnë vende të lira punë në komunë”, tha ai.
Kryetari Bahtiri dhe investitori Shyti biseduan edhe për mbështetje të përbashkët të fshatrave të rajonit të Shalës së Bajgores me ndërtimin e rrugëve dhe projekteve të tjera me interes për qytetarët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Tiny Realms Under Surreal Tides”, faqe e re e bashkëpunimit midis artit dhe pasurive të paluajtshme
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin – përqafon dollarin amerikan
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp