LAJMI I FUNDIT:

Në Prishtinë më 2015 u ndërtuan 135 kilometra rrugë të reja

Në Prishtinë më 2015 u ndërtuan 135 kilometra rrugë të reja

Drejtoria e Infrastrukturës e Komunës së Prishtinës, ka mbajtur tw martën konferencën e fundvitit për media, me ç’rast shpalosi projektet e kryera gjatë vitit 2015.

Drejtori i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka treguar se vetëm 49 projekte infrastrukturore kanë qenë të parapara për këtë vit, Drejtoria e Infrastrukturës ka menaxhuar me plot 104 kontrata pune. “Kjo e arsyeton cilësimin se viti 2015 është vit i infrastrukturës, që ishte bërë nga Kryetari Shpend Ahmeti në fillim të vitit”, tha Durmishi.

Ai theksoi se nga këto projekte janë shtruar 135.3 km rrugë, që përkthehet në sipërfaqe prej 446464.33 m2 asfalt. Përveç kësaj, 165624 m2 rrugë janë shtruar me kubëza betoni, 58268.5 m2 trotuare, si dhe 104.29 km kanalizim fekal e 12.42 km kanalizim atmosferik.


“Për të gjitha këto projekte janë shpenzuar gjithsejtë 13,330,316.44 euro, që është investimi më i madh i bërë në infrastrukturë në Komunën e Prishtinës që nga pas lufta e këndej”, theksoi Hysen Durmishi.

Sa për ilustrim ai e përmendi vitin 2013, i cili edhe pse ka qenë vit elektoral për qeverisjen e kaluar dhe Komuna ka pas buxhet të njëjtë, është shpenzuar vetëm 5 milionë në infrastrukturë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori