LAJMI I FUNDIT:

IPKO me pako të internetit në mobil për BE dhe Zvicër

IPKO me pako të internetit në mobil për BE dhe Zvicër

IPKO po i vazhdon festat me pako të reja për kosovarët të cilët udhëtojnë drejt Evropës. Nga e marta, të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO që udhëtojnë drejt çdo shteti anëtar të Bashkimit Evropian ose Zvicrës do të mund ta përdorin internetin e shpejtë mobil edhe në roaming.

Pakot e internetit në mobil në roaming nga çdo shtet anëtar i BE përfshijnë pakon ditore me 50 megabajt e cila mund të aktivizohet duke e thirrur kodin *345*1# për 2.5 euro, ndërsa pakoja javore me 200 megabajt aktivizohet duke thirrur *345*2# për 10 euro.

Ndërkaq, pakoja ditore e internetit në mobil me 25 megabajt e cila vlen për kosovarët që e vizitojnë Zvicrën mund të aktivizohet duke thirrur kodin *345*3#, për vetëm 2.5 euro. Ndërsa, të gjithë ata që duan 100 megabajt internet në mobil për një javë në Zvicër, duhet thirrur kodin *345*4#. Çmimi i pakos javore me operatorin Sunrise në Zvicër është 10 euro.


“IPKO po e përmbyll këtë vit me 80% mbulueshmëri me rrjetin 4G, i cili tani ofron shpejtësi të jashtëzakonshme që e tejkalon edhe 100Mbps. Prandaj, këtë përvojë të internetit të shpejtë 3G dhe 4G të cilin po ua ofrojmë gjithë përdoruesve tanë në Kosovë, ne kemi dashur ta ofrojmë edhe kur ata të udhëtojnë jashtë vendit, dhe drejt çdo shteti të BE-së, duke përfshirë edhe Zvicrën” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Për më shumë informacione lidhur me pakot e reja të internetit në mobil për BE dhe Zvicër, klikoni në http://www.ipko.com/telefonia-mobile/internet-mobil/eu-data-pakot /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori