LAJMI I FUNDIT:

Përurohet rruga Ferizaj-Shtime dhe nënkalimi në Koshare

Përurohet rruga Ferizaj-Shtime dhe nënkalimi në Koshare

Në përmbylljet të vitit, Ministria e Infrastrukturës po vazhdon me inaugurimin e projekteve infrastrukrore edhe në rajonin e Ferizajt. Të martën, drejtues të kësaj ministrie dhe të pushtetit lokal të Ferizajt dhe të Shtimes, kanë përuruar rrugën magjistrale, Ferizaj-Shtime, nënkalimin në fshatin Koshare, si dhe dy rrugë në komunën e Shtimes.

I pari i kësaj Ministrie, Lutfi Zharku, ka thënë se ministria që ai drejton edhe për vitin e ardhshëm në prioritetet e saj i ka projektet infrastrukturore të këtij rajoni. “Në komunën e Ferizajt janë 7 projekte në vlerë prej 6 milion eurove, kurse në komunën e Shtimes, do të vazhdojmë me tranzitin deri në Caralevë. Përkrahja do të vazhdoj, investimet natyrisht në përputhje me programin e Qeverisë për ngritjen e infrastrukturës me qëllim ndihmës për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e një ambient sa më të mirë për biznes dhe për jetesë të qytetarëve”, ka thënë Zharku.

Duke u ndërlidhur me atë se komune Ferizajt ka pasur më shumë kërkesa, ministri Zharku, ka vë në dukje se përzgjedhja e projekteve është bërë bashkërisht me kryetarin Svarqa dhe se këto 7 projekte që janë jashtëzakonisht me rëndësi. ”Vlera është afro 6 milionë euro, por besoj se do të kemi edh e projekte tjera, në vazhdim të mandatit do të realizohet shumica e nevojave që i ka komuna e Ferizajt dhe komuna e Shtimes”, ka thënë ministri Zharku.


Në anë tjetër, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa , ka thënë se pavarësisht kërkesave mundësit buxhetore janë ato që përcaktojnë jetësimin e projekteve , por sipas tij pavarësisht kërkesave këto investime janë në rrjedhën e vazhdueshme në infrastrukture, të cilat pa ndihmën e qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së linjës përkatëse nuk do të mund të realizoheshin.

“Ne jemi shumë të kënaqur me prioritet që i kemi përcaktuar bashkë si edhe me bashkëpunimet që kemi pasur edhe në të kaluarën me këtë ministri e cila është ndër më të rëndësishmet të qeverisë e ku preken interesat e qytetarëve sa i takon infrastrukturës, sidomos asaj rrugore e cila për ditë e më tepër po zhvillohet dhe po i jep kuptim hyrje-daljeve të qyteteve të Kosovës dhe Ferizajt”, ka thënë Svarqa, përderisa ka bërë të ditur se këto projekte që janë paraparë për vitin e ardhshëm janë për tu përshëndetur dhe për të qenë mirënjohës dhe falënderues për tërë atë me çfarë është ballafaquar edhe në të kaluarën kjo ministri dhe tash që po ballafaqohet.

“Jam shumë i lumtur që kësaj radhe nuk ka munguar përkujdesja në evidentimin e këtyre prioriteteve dhe natyrisht që kërkoj më shumë si kryetar i komunës edhe në të ardhmen”, ka thënë Svarqa.

Mësohet se si projekte me prioritet gjatë viti të ardhshëm janë përfshirë rruga Koshare-Lubovc-Terrn, unaza e jashtme e qytetit nga Prelezi deri në Gurrëz, gjysmunaza Burrnik- Gaçkë-Greme, nënkalimi hekurudhës në fshatin Varosh, rruga në Komogllavë që lidhë dy komuna me Trestenikun, rruga Mirash-Babush i Muhaxherëve që lidhë Ferizajn me Lipjanin si dhe rruga nga Prelezi nëpër Muhoc deri në Lloshkobare.

“Bëhet fjalë për arteriet kryesore të qytetit të Ferizajt, kur t’i shtojmë kësaj edhe kredinë nga BERZH -i, në vlerë prej 5.8 milionë eurove për rregullimin e rrugës me katër korsi nga Prelezi i Jerlive deri në Fshatin e Vjetër, si dhe pjesën nga ura deri në nyja në lidhje me autostradën që po bëhet, atëherë qytetarët e Ferizajt kanë arsyeje që të jenë të kënaqur si asnjëherë më parë”, ka thënë Svarqa.

Përurimi 3

Në anën tjetër zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ka thënë se po përmbyllet me sukses një numër i madhe i projekteve të nisura nga ministria. Sipas tij, në regjionin e Ferizajt vetëm gjatë 5 viteve të fundit janë investuar 25 milionë euro.

”Marrë në tërësi ky investim nuk është i vogël, është shumë i madh. Jeta e qytetarëve po përmirësohet çdo ditë e më shumë, edhe sot promovuam projektet që flasin për sigurinë e nxënësve dhe jetën e qytetarëve. Jemi të kënaqur që punët e mëdha i kemi përfunduar dhe gradualisht asnjë rrugë e fshatrave të këtij rajoni nuk do të jetë pa u asfaltuar”, ka thënë Mujota.

Edhe Naim Ismajli, kryetari i Shtimes, i ka vlerësuar projektet, ndërsa ka thënë se shihet një shpërndarje e balancuar e buxhetit jo vetëm në këtë pjesë por në tërë Kosovën.

”Investimet duhet të jenë më të mëdha edhe në vazhdimësi në këtë pjesë, duke pasur parasysh se në pjesët tjera të Kosovës këto investime janë kryer. Shihet se ka një shpërndarje të balancuar të buxhetit, ne do të jemi të arsyeshme në kërkesa dhe kështu do të barazohemi me investimet që kanë ndodhur në komunat tjera”, ka thënë Ismajli. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori