LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia amerikane e qëndrueshme, ekonomia globale e paqartë

Ekonomia amerikane e qëndrueshme, ekonomia globale e paqartë

Pas një viti ulje ngritjesh, duket sikur mëkëmbja e ekonomisë mund të jetë e qëndrueshme në Shtetet e Bashkuara. Ky është një vlerësim që konfirmohet nga vendimi i Bankës Qendrore për të rritur normat e interesit për herë të parë që nga kriza financiare. Por parashikimi i ekonomisë globale nuk është i qartë.

Lajmi më i rëndësishëm ndërsa 2015 mbyllet ishte vendimi i Bankës Qendrore për të rritur normat e huave me zero presje 25 për qind.

“Vendimi reflekton besimin e komisionit se ekonomia do të vazhdojë të forcohet”, thotë Janet Yellen. Me gjithë ulje ngritjet këtë vit – rritja amerikane duket të jetë stabilizuar dhe papunësia është në nivelin më të ulët në 7 vjet. Agjencia e vlerësimit “Standard and Poor” parashikon një rritje prej 2.7 për qind në 2016, shifër që Shtetet e Bashkuara nuk e kanë parë më në shumë se 7 vjet.


“Lajm i mirë është që po shohim përmirësim dhe presim të shohim që ekonomia të forcohet më tej. Presim që niveli i papunësisë të ulet më tej, gati 4,6 për qind deri në fund të vitit të ardhshëm”, thotë Beth Ann Bovino me kompaninë S&P.

Por parashikimi për ekonominë globale duket më i zymtë sipas Shoqatës Kombëtare të Biznesit. “Parashikimi për ekonominë botërore është më pak se rritja që kanë parë Shtetet e Bashkuara, të paktën në vendet e zhvilluara”.

Një raport i OKB-së mbi perspektivat e ekonomisë globale parashikon prirje të kundërta në botë veçanërisht në tregjet me rritje të shpejtë që dikur tërhiqnin investimet për shkak të normës së lartë të fitimit. Gus Faucher, është ekonomist në kompaninë PNC Financial.

“Mendoj se do të jetë më e vështirë për tregjet në zhvillim. Ato ndikohen më shumë nga fluksi i kapitalit kështu që mund të ketë ndryshime ndërsa Banka Qendrore ameriakne fillon të rris interesat në Shtetet e Bashkuara”.

Në këtë fundviti vazhdojnë shqetësimet lidhur me ngadalësimin e rritjes ekonomike në Evropë dhe Kinë. Por megjithë pasiguritë, shumë ekonomistë thonë se shqetësimet për mundësinë e një recesioni global janë të ekzagjeruara.

“Natyrisht gjërat mund të shkojnë keq. Shohim shqetësime për Eurozonën, ngadalësim në Kinë. Të gjitha këto sugjerojnë se do të jetë një rrugë të vështirë, por nuk do të thosha se këto sugjerojnë se recesioni është i pashmangshëm”, thotë Beth Ann Bovino.

Me gjithë një përmirësim të parashikimit për Shtetet e Bashkuara – rritja e vlerës së dollarit ka të ngjarë të dëmtojë eksportuesit në vitin 2016 ndërsa ulja e çmimit të naftës pakëson investimet globale për energjinë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori