LAJMI I FUNDIT:

Më 2015 u regjistruan 428 biznese me pronarë të huaj

Më 2015 u regjistruan 428 biznese me pronarë të huaj

Pavarësisht situatës politike në vend dhe pasigurisë bizneset e huaja kanë filluar veprimtarinë tyre ne vendit tonë.
Gjatë vitit 2015 në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, e cila funksionon në kuadër të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), janë regjistruar rreth 430 biznese me pronarë të huaj.

Ministrat e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se numri i bizneseve me pronarë të huajë ka shënuar rritje të dukshme, shkruan Telegrafi.

“Gjatë këtij viti janë regjistruar 428 biznese me pronarë të huaj, përderisa vitin e kaluar ky numër ishte vetëm 278. Rritje më regjistrimin e bizneseve kemi edhe te kompanitë vendore. Derisa shuarja e bizneseve kanë shënuar trend më të ulët krahasuar e tri vitet e kaluara”, ka bërë ët dirat Bajrami në konferencën e fundit për vitin 2015. /Telegrafi/