LAJMI I FUNDIT:

Dështim total i Qeverisë në rastin e Brezovicës

Dështim total i Qeverisë në rastin e Brezovicës

Fajin për dështimin në arritjen e kontratës për Brezovicën, Qeveria po e hedh tek opozita dhe veprimet e saj gjatë gjithë sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës. Madje, Express ka mësuar se Qeveria nuk e thotë të vërtetën as për mobilizimin e 100 milionë eurove nga kompania garuese

Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Hykmete Bajrami, sot gjatë prezantimit të punës së Ministrisë së saj për vitin 2015, ka bërë të ditur se është shtyrë afati i sjelljes së dokumentacionit për projektin e zhvillimit të kompleksit turistik “Brezovica”. Afati është shtyrë deri më 31 maj të vitit të ardhshëm.

Ndonëse janë marrë vesh që të mos ketë shtyrje të tjera, Ministrja për këtë shtyrje e ka fajësuar opozitën, gjendjen politike dhe gazin lotsjellës në Kuvend, të cilat ka thënë se kanë qenë ndër arsyet që konzorciumi ka kërkuar zgjatje të afatit.


Bajrami ka deklaruar që konzorciumi ka mobilizuar rreth 100 milionë euro dhe janë në negociata edhe me kompani të tjera, të cilat kanë kërkuar të takohen edhe me institucionet e Republikës së Kosovës.

Sa i përket kësaj, Express ka mësuar se Qeveria nuk po e thotë të vërtetën për këtë mobilizim financiar të kompanisë garuese.

Dorëzimi i dokumentacionit përkatës për zhvillimin e “Brezovicës”, ishte paraparë të bëhej në janar të vitit 2016. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori