LAJMI I FUNDIT:

Al-Petrol: Këtë vit të suksesshëm, po e përmbyllim edhe me një pikë të re të karburanteve (Foto)

Al-Petrol: Këtë vit të suksesshëm, po e përmbyllim edhe me një pikë të re të karburanteve (Foto)

Kompania e madhe e derivative të naftës, Al-Petrol, ka bërë hapjen e pikës më të re të karburantit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në kilometrin e tretë.

Të ftuar në hapje ishin ambasadorë dhe anëtarë të tjerë të misioneve diplomatike në Kosovë, ministra dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, udhëheqës të odave ekonomike dhe bashkëpunëtorë të tjerë në fushën e ekonomisë.

al-petrol3


Njëkohësisht, kompania Al-Petrol bëri edhe përmbylljen e suksesshme të këtij viti afarist.

Me këtë rast, themeluesi dhe drejtori i Al-Petrol, Latif Kryeziu, ju uroi të gjithë të pranishmeve mirëseardhje, duke i falënderuar për përkrahjen e tyre të vazhdueshme. Po ashtu, Kryeziu i përgëzoi të gjithë punëtorët dhe bashkëpunëtorët që së bashku arritën të shënojnë këtë vit me suksese të mëdha.

al-petrol4

“Duam t’ju falënderojmë për përkrahjen tuaj dhe të festojmë së bashku sukseset tona. Duke qenë prezent në këtë inaugurim, mund të shihni se ne jemi duke ofruar shërbimet tona cilësore edhe për klientë të tjerë të cilët duam t’i kemi në familjen tonë”, ka thënë Kryeziu.

al-petrol5

Më pas, të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti edhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi. Ai përgëzoi kompaninë për këtë vit, duke thënë se ndjehen të kënaqur se qytetarët e Obiliqit mund të shfrytëzojnë shërbimet e kompanisë.

al-petrol6

Kompania Al-Petrol punëson mbi 1.000 punëtorë në të gjithë territorin e Kosovës. Ndërkaq, numëron mbi 70 pika të derivateve të shtrira në mbarë vendin. Al-Petrol ofron shërbime të ndryshme, si deponi moderne, transport, markete, hotele, restorante.

al-petrol2

Artikull i sponsorizuar