LAJMI I FUNDIT:

Rritja e ekonomike e Britanisë humbë vrullin

Rritja e ekonomike e Britanisë humbë vrullin

Ekonomia britanike u zgjerua më pak se pritshmëritë gjatë dy tremujorëve të shkuar. Këto të dhëna sinjalizojnë se rritja e ekonomisë britanike ka humbur vrullin. Prodhimi i brendshëm bruto u rrit kështu me 0.4 për qind mes muajve korrik-shtator, duke rrëzuar kështu vlerësimet paraprake që flisnin për një rritje në 0.5 për qind.

Rritja përgjatë tremujorit të dytë ndërkohë është rishikuar në rënie me 0.2 pikë përqindje, dhe tashmë vlerësohet në 0.5 për qind. Rishikimet në territor negativ sinjalizojnë se ekonomia vazhdon të jetë e varur nga konsumi dhe kërkesa e brendshme.

Ndërkohë që projeksionet për vitin e ardhshëm flasin për një rritje pranë 2.3 për qind, ekspertët theksojnë se mundësia e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, mbetet kërcënimi numër një për ekonominë.


Ndër të tjera analistët theksojnë se këto të dhëna shtyjnë në kohë edhe vendimin e Bankës së Anglisë për të shtrënguar normat e interesit pas thuajse 8 viteve pranë zeros. Ekonomia britanike aktualisht është 6.1 për qind poshtë nivelit të vitit 2008. GDP për frymë ndërkohë, është vetëm 0.3 pikë përqindje larg kulmit të 2008-ës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori