LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë e naftës në rrezik

Kompanitë e naftës në rrezik

Një valë e frikshme falimentesh ka prekur kompanitë e naftës dhe gazit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Rezervës Federale në Dallas, fenomeni është në të njëjtat nivele me depresionin e madh. Të dhënat i referohen tremujorit të fundit të vitit. Përgjatë kësaj periudhe kohore, 9 kompani të sektorit kanë bërë kërkesë për të shpallur falimentin. Të 9-ta kompanitë së bashku grumbullojnë një mal borxhi në mbi 2 miliardë dollarë. Çmimet e ulëta të naftës kanë gjeneruar një kaos financiar për kompanitë e sektorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Agjencitë e vlerësimit por edhe organizata të pavarura kanë ngritur shpeshherë përgjatë vitit alarmin për rrezikun që i kanoset këtyre kompanive, sidomos atyre të naftës argjilore.


Pjesa dërrmuese e këtyre kompanive janë detyruar të kryejnë shkurtime drastike si në investime ashtu edhe në forcën punëtore për të mbuluar humbjet që vijnë nga çmimi i ulët i karburanteve.

Ekspertët shprehen se trendi sinjalizon një përshkallëzim të fenomenit përgjatë vitit të ardhshëm. Që prej vitit 2014, kompanitë e gazit dhe naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkurtuar me rreth 70 mijë individë forcën punëtore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori