LAJMI I FUNDIT:

Tesla i Kosovës, pretendon se po shpik pajisjen që gjeneron rrymë pa shpenzime (Video)

Tesla i Kosovës, pretendon se po shpik pajisjen që gjeneron rrymë pa shpenzime (Video)

Demush Beqiri nga fshati i Vjetër i Ferizajt po pretendon që po shpik diçka të veçantë që do t’i hynte në punë mbarë njerëzimit. Thotë se bëhet fjalë për një gjenerator i cili do të prodhojë rrymë pa ndonjë shpenzim dhe nuk do ta ndotë ambientin.

Ai nuk është as fizikan e as elektricistë por energjinë e tij qe katër vite e ka orientuar te shpikja e një gjeneratori i cili sipas tij do t’i kontribuonte mbarë njerëzimit.

Madje Demushi pretendon zbulim të tillë deri sot nuk ka parë njerëzimi. “Ky është një gjenerator për rrymë i cili nuk bën ndonjë shpenzim dhe nuk ndot ambientin. Ky zbulimi jem i sigurt që njëherë është më i miri në botë me sa e kam pa unë. Kam pas ngecje për financa me i ble pjesët që mu më nevojiten, e që ka të më shtyhet realizimi i projektit. Ky është një aparat që tani për tani prodhon diku 15 kilovat rrymë pa shpenzime dhe as nuk nxjerrë tym dhe nuk lëshon radioaktivitet”, tha ai.


Demushi Beqiri këmbëngul dhe është optimistë se zbulimi i tij do të ketë shumë sukses. “Çdo zbulim e ka problemin e vet dhe nuk është e thjesht kjo punë mirëpo e kam idenë dhe shpejt do të dal në prodhim. Ky projekt është tani i vogël por në këtë drejtim mund të bëhen edhe centrale të mëdha jo vetëm për ne por për tërë botën. Ky zbulim është për prodhim të rrymës dhe kjo është e nevojshme në këtë kohë kur bota është në krizë për këtë produkt. Kjo është një gjë që zvogëlon ndotjen e ambientit”, tregon ai për lajmi.net

Zbuluesi1-650x358

Nga ana tjetër, Selami Matoshi i cili jeton në Lucern të Zvicrës thotë se përmes mediave është njoftuar me punën e Demushit dhe ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojmë në forma të ndryshme.

“Në rast që përfundon ky projekt atëherë puna e përfitimi nga kjo shpikje do të jetë shumë e madhe. Unë po mundohem që në mënyrë financiare me i ndihmuar dhe me disa mjete po ia sjelli nga Zvicra, me të vetmin qëllim që ky projekt të rezultojë me sukses”, thotë Selamiu.

Ndërsa sipas Demushit, gjeneratori do fillojë të testohet dhe të hyjë në funksion brenda pak kohe. /Lajmi.net/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori