Dogana e Kosovës në një ceremoni rasti suksesshëm përmbylli vitin 2015. Dogana e Kosovës gjatë këtij viti ka pasur arritje të mëdha ku taksat shënuan rritje prej 80 milion apo për 9,5 % më shumë se arkëtimi në periudhën e njëjtë të vitit paraprak 2014. Përveç të arriturave dogana kremtojë edhe 7 vjetorin e shndërrimit në Doganën e Kosovës.
Gjatë vitit 2015 Dogana ka arritur që secilin muaj të këtij viti të ketë arkëtime të cilat e kanë tejkaluar vitin paraprak dhe njëherazi paraqesin mbledhjen më të mirë që nga themelimi i Doganës së Kosovës. Plani i Qeverisë parashihte grumbullimin e të hyrave për vitin 2015 në lartësi prej 946,1 milion euro, kurse sot dogana ka mbledhur 937,6 apo 99,1% kur kemi edhe tri ditë për të përmbyllur vitin kalendarik, prandaj projeksioni konsiderohet i tejkaluar.
Drejtori i përgjegjshëm Rafuna theksojë: “Si institucion kemi kaluar me faza të ndryshme të zhvillimit mirëpo sot ne jemi një doganë moderne dhe efikase në mbledhjen e të hyrave, parandalimin e evazionit fiskal, luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar. Viti 2015 paraqet vit me të hyrat më të larta që nga themelimi i Doganës, ku taksat shënuan rritje prej 9.5% më shumë se viti i kaluar.”
Në adresimin e tij para oficerëve doganor ministri i Financave Hoti tha se: “Sinqerisht ju përgëzojë për rezultatet e arritura dhe ju falënderojë juve, për angazhimin që keni pasur. Arritja e juaj është rritje ekonomike e Kosovës. Mbledhja e të hyrave shtesë ka bërë të mundur që të qoj përpara agjendat zhvillimore në fushat e ndryshme, gjithashtu e di që keni pasur vështirësi dhe arritja e këtyre rezultateve ka qenë mjaft e vështirë, por ju inkurajoj që të punoni për të mirën e vendit tonë”.
Ministri Hoti dhe drejtori i përgjithshëm në fund ndanë mirënjohje për oficerët e dalluar, respektivisht për ata oficerë të cilët arritën rezultate në luftën kundër krimit dhe kontrabandës.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Tiny Realms Under Surreal Tides”, faqe e re e bashkëpunimit midis artit dhe pasurive të paluajtshme
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin – përqafon dollarin amerikan
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp