LAJMI I FUNDIT:

IPKO me dyqane të reja në Prishtinë dhe Malishevë

IPKO me dyqane të reja në Prishtinë dhe Malishevë

IPKO ka hapur dyqanin e katërt zyrtar në kryeqytet – një hapësirë të re për ofrimin e përvojës më të mirë të teknologjisë, produkteve dhe shërbimeve të kompanisë.

Pas zgjerimit të madh të cilin IPKO e ka bërë me fillimin e operimit në telefoninë mobile me 17 dyqanet e saj zyrtare nëpër qendrat kryesore të Kosovës, tani po e bën edhe zgjerimin me pika të reja të shitjes në kryeqytet dhe vendbanime tjera anembanë vendit.

Ipko 29


Sot, IPKO do ta hap dyqanin e ri në Malishevë, i cili do të pasohet edhe me dyqane të tjera nëpër komunat e tjera të vendit.

“Duke e ditur se IPKO po rritet çdo ditë e më shumë me infrastrukturë, rrjet mobil dhe fiks, dhe numër të përdoruesve në çdo segment, ne kemi dashur që këtë zgjerim rekord të kompanisë ta kombinojmë edhe me zgjerim të rrjetit tonë të dyqaneve, numër të ri të punëtorëve dhe afrim sa më të madh me komunitet. Zgjerimi i kompanisë IPKO do të vazhdojë, dhe ne do të jemi sa më afër përdoruesve tanë të cilët produktet, shërbimet dhe teknologjinë tonë do ta kenë shumë afër dhe gjithnjë në dispozicionin e tyre”, ka thënë Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO.

“Për ne është shumë me rëndësi që sa më shumë përdorues të IPKO-së ta marrin përvojën më të mirë të produkteve dhe shërbimeve tona, në sa më shumë vende që të jetë e mundur”

Dyqanet e reja në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë dhe Rilindja Kombëtare në Malishevë i shtohen 17 dyqaneve ekzistuese të kompanisë IPKO, si dhe rrjetit të saj prej 3000 pikave të tjera të shitjes që përfshijnë distributorët e autorizuar, dyqanet dhe kiosqet tjera tregtare si dhe rrjetin e saj të shitjes së personalizuar për biznese, për çdo komunë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori