LAJMI I FUNDIT:

10 kompanitë më të vlefshme në botë, janë amerikane

10 kompanitë më të vlefshme në botë, janë amerikane

Shumica e madhe e kompanive më të vlerësuara në botë janë nga SHBA. Madje në mesin e dhjetë me të vlerësuarave nuk hyn asnjë kompani që nuk është nga SHBA-ja.

Matur sipas vlerës në bursë, kompania më e vlefshme në botë, është Apple. Menjëherë pas saj vijnë kompanitë tjera amerikane, gjegjësisht: Alphabet, Microsoft; “Berkshire Hathaway”, “Exxon Mobil”, “Amazon.com”, “Facebook”, “General Electric”, “Johnson&Johnson” dhe “Wells Fargo”.

Ndërsa kompanitë evropiane mbeten shumë mbrapa në krahasim me ato amerikane, konstaton Ndërmarrja këshillëdhënëse EY (më parë e quajtur Ernst&Young), e cila e ka bërë rangimin.


Kompania zvicerane e ranguar më së larti është koncerni farmaceutik Roche, në vendin e 13-të. Në vazhdim, në vendet 14 dhe 16 vijnë edhe dy kompani zvicerane, gjegjësisht Nestle në vendin e 14-të dhe Novartis në të 16-tin.

Është interesante se Zvicra e vogël është e katërta në botë për nga vlera e kompanive të veta. Ajo vjen në radhë pas SHBA-së, Kinës dhe Britanisë së Madhe. /Telegrafi/