LAJMI I FUNDIT:

Komuna e burrave

Komuna e burrave

Vetëm 9 femra aktualisht janë të punësuara në komunën e Dragashit. Tri prej tyre janë pastruese, ndërkaq 6 të tjera zyrtare komunale. Postin më të lartë prej femrave në këtë komunë e ka Lindita Kozmaqi-Piraj, e cila është zyrtare për barazi gjinore. Meshkujt në këtë komunë pos që pleqërojnë në krye të odave, ata janë të parët edhe në drejtim të institucioneve komunale. Komuna e vogël, që shtrihet në jug të Kosovës, ende nuk e ka “hapur” zemrën për femrat. Asnjë femër në komunën e Dragashit nuk është në krye të ndonjë institucioni, ani pse shkollimi i tyre pas luftës është rritur dukshëm.

Në krejt drejtoritë komunale, shkollat, shtëpitë e shëndetit, polici, etj. nuk ka asnjë femër udhëheqëse. Konkurset për udhëheqës hapen vetëm për burrat. E për më keq brenda Komunës janë të punësuara vetëm nëntë femra, tri pastruese, ndërkaq 6 tjera janë zyrtare komunale. Postin më të lartë e ka Lindita Kozmaqi-Piraj, që është zyrtare për barazi gjinore në Komunën e Dragashit. Këtë pozitë ia ka garantuar ligji e jo udhëheqësit komunalë.

Shpresa më e madhe që femrat të jenë në krye të vendimmarrjes janë shkollat. Disa mësuese thonë se garojnë për drejtorë të shkollave herë pas here, por ajo mbetet vetëm një tentativë sa për të mos dështuar konkursi, ngase drejtorë përzgjidhen meshkujt.


E gjithë kjo po ndikon që kuadrot e femrave ta braktisin komunën ose të bredhin rrugëve, ndonëse shumica e tyre kanë edhe shkollim parauniversitar. Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jonuzi, i cili është nga radhët e PDK-së, ka këtë shpjegim për fenomenin racor që e ka kapluar komunën. Ai thotë se komuna e Dragashit është komuna e parë, e cila ka hartuar Strategjinë për Barazi Gjinore. Jonuzaj e pranon që nuk ka femra në vendimmarrje.

Ndërsa sa i përket punësimit, ai shprehet se kohëve të fundit janë punësuar më shumë femra se burra. Ndërsa për statistikat të punësimit brenda Komunës Jonuzaj nuk jep përgjigje. /Zëri/Telegrafi

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori