Me disa lëvizje pozitive në aspektin ekonomik, viti që po e lëmë pas nuk ka qenë shumë favorizues për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik në Kosovë.
Premtimet e udhëheqësve të koalicionit qeverisës, se viti 2015 do të shënojë rritje ekonomike, rrjedhimisht përmirësim të mirëqenies sociale, sipas përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, kanë mbetur vetëm premtime të padukshme.
Me gjithë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) dhe disa ndryshimeve në pakon fiskale, si veprime të rëndësishme për ekonominë, ata vitin 2015 e quajnë vit të dështuar, pasi nuk ka pasur progres, por vetëm regres.
Si për ilustrim ata rikujtojnë raportin e fundit të Bankës Botërore ”Të bërit Biznes”, ku tregohet se Kosova ka shënuar regres pothuajse në të gjithë indikatorët e ambientit afarist.
Madje, shkalla e korrupsionit, mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit, mosemërimi deri në muajin dhjetor i anëtarëve të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, që ka ndikuar në mosprivatizimin e ndonjë ndërmarrjeje shoqërore, mospërkrahja në mënyrë të duhur e industrisë së prodhimit, keqpërdorimet e parasë publike, sipas tyre, kanë bërë që shkalla e papunësisë dhe varfërisë të jetë në nivel të lartë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ekonomia gjatë këtij viti është ballafaquar edhe me pasojat e vitit 2014, kur Kosova për gjashtë muaj radhazi, ka pasur ngërç politik.
Kurse, Qeveria e Kosovës në fillim të këtij viti është përballur me protesta të ndryshme.
Ai përmend edhe bojkotimin dhe bllokimin e punëve në Kuvendin e Kosovës nga partitë opozitare, si pengesë për miratimin e disa ligjeve, në aspektin ekonomik.
“Në qoftë se në Kuvendin e Kosovës është një bllokadë e tillë që pamundëson miratimin e ligjeve, të cilat janë substanciale për sundim të rendit dhe ligjit, atëherë kemi këtë situatë. Por, në qoftë se analizohet përqindja e realizimit të projeksioneve për vitin 2015 edhe aty kemi një dështim”.
“Nëse nuk tejkalohet kjo krizë apo situatë e krijuar politike, besoj se sfidat e vitit 2014 dhe 2015 do të barten edhe në vitin 2016”, tha Gërxhaliu.
Që nga 25 gushti, kur në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Prishtina dhe Beogradi nënshkruan marrëveshje për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe më pas edhe marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin, opozita jo vetëm që ka bojkotuar, por edhe ka bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës.
Se viti 2015 do të mbahet mend për paqartësi politike, të cilat kanë ndikuar në aspektin ekonomik, thotë edhe Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit.
Shahini numëron disa nga ngecjet që kanë karakterizuar sektorin ekonomik, gjatë këtij viti.
“Mendojmë se institucionet shtetërore të Kosovës duan ta qartësojnë pozicionin e vetë se sektori privat është ai që krijon buxhet të qëndrueshëm, zhvillim ekonomik dhe për këtë duhet të bëhet më shumë”.
“Edhe iniciativat që janë marrë në Kosovë për vite të tëra, qoftë për ndërtimin e termocentraleve të reja, zgjidhjen e statusit të kompleksit metalurgjik “Trepça”, kanë mbetur vetëm si iniciativa dhe ende nuk kemi asgjë konkrete në këtë drejtim, për arsye se janë të lidhura më politikën”, tha Shahini për Radion Evropa e Lirë.
Megjithatë, Safet Gërxhaliu, tregon edhe sukseset në rrafshin ekonomik gjatë këtij viti.
“Sidoqoftë, është hartuar një pako fiskale e cila do të jetë në funksion të zhvillimit, është forcuar partneriteti me institucionet financiare ndërkombëtare qoftë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore që janë të një rëndësie të veçantë”.
“Kur krejt kësaj i shtohet fakti se është arritur Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim, është një marrëveshje që ka multi-dimenesionalitet”, shprehet ai.
Ndryshe, Marrëveshja për Stabilizim Asocim, e cila është nënshkruar në muajin tetor të këtij viti, i hap dyert bizneseve të vendit për pjesëmarrje aktive në tregun prej 500 milionë banorësh dhe do t’i rris marrëdhëniet tregtare në mes të Kosovës dhe vendeve të BE-së.
Komisioni Evropian, ndërkaq nëpërmjet fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), deri në vitin 2020 do të investojë në Kosovë, mbi 600 milionë euro, dhe këtu do të përfitojnë edhe prodhuesit për t’i rritur dhe zgjeruar kapacitetet e tyre prodhuese dhe përpunuese.
Sukses tjetër të quajtur nga qeveria gjatë këtij viti, ishte pakoja e re fiskale, që ka hyrë në fuqi nga shtatori i këtij viti.
Në ndryshimet e pakos së re fiskale janë përfshirë ndryshimet në Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, Ligjin për tatimin në të ardhura personale, si dhe Ligjin për tatimin në të ardhura të korporatave.
Ndryshimet më të mëdha janë bërë në Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, i cili përcakton dy norma të TVSH-së, si: norma standarde e TVSH-së 18 për qind, si dhe norma e reduktuar e TVSH-së 8 për qind.
Përveç kësaj, gjatë këtij viti, sipas autoriteteve kompetente ka pasur rritje të investimeve dhe dërgesave nga qytetarët e Kosovës që jetojnë në shtete të ndryshme të botës.
Sipas statistikave zyrtare, remitencat deri në shtator të këtij viti kanë arritur në 556 milion euro, kurse investimet e huaja direkte (IHD) kanë arritur në 239.8 milionë euro, apo rreth 105 milion euro, më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2014.
Por, Agim Shahini, lidhur më këtë thotë se remitencat dhe investimet e huaja nuk janë të qëndrueshme.
“Sa i përket remitencave që vazhdimisht janë në rritje, ne e vlerësojmë sukses të diasporës tonë, pasi po e shohin Kosovën si një vend që duhet më shumë të mbështetet apo investohet. Por, kjo asnjëherë nuk mund të shikohet si mundësi e qëndrueshme, por vetëm si ndihmë për familjet e tyre në Kosovë”.
Sidoqoftë, gjendja e rëndë ekonomike ka bërë që Kosova të ballafaqohet me shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Tiny Realms Under Surreal Tides”, faqe e re e bashkëpunimit midis artit dhe pasurive të paluajtshme
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin – përqafon dollarin amerikan
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp