Sikur shumë projekte në Kosovë, edhe ai për Brezovicën nuk po ecë siç ishte paraparë fillimisht. Edhe pse kanë kaluar 25 muaj që nga shpallja e fituesit projekti nuk ka filluari të realizohet. Konsorciumi fracez “MDP Consulting-Compagnie des Alpes” nuk i siguroi mjetet e premtuara, por Qeveria e Kosovës i dha ende kohë ta bëjë këtë.
Ishte premtuar se në muajin dhjetor investitori, do ta dorëzoj master planin për qendrën e re, projektin për ndikimin mjedisor dhe projektin për ndikimin ekonomik që do të ketë në komunën e Shterpcës. E pasi të përfundonte kjo procedurë do të niste ndërtimi i projektit, që nga fillimi i vitit të ri.
Mirëpo përkundër që të dyja palët edhe qeveria e Kosovës edhe konsorciumi fitues kishin deklaruar se gjithçka ishte gati sipas planit, duket se punët kanë ngecur.
Javën e kaluar Hykmete Bajrami ministër e Tregtisë dhe Industrisë doli me lajmin se ky projekt do të shtyhet edhe për gjashtë muaj të tjerë.
Kështu premtimi për mbi 400 milionë euro investime në kompleksin turistik Brezovica nuk do të nisë në fillim të vitit 2016. Pasi që konsorciumi francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes” nuk ka arritur t’i siguroj paratë për të filluar punimet për ndërtimin e qendrës së re turistike. Krejt çfarë kanë ofruar deri më tani, janë 100 milion euro të cilat, janë larg zotimeve të bëra në ofertë.
Megjithatë, Qeveria e Kosovës i dha edhe gjashtë muaj afat investitorit që t’i gjej ato. “Komisioni ndërministror ka marrë vendimin, që kontrata dhe data e fundit për sjelljen e dokumentacionit, që dëshmojnë mobilizimin e financave, të jetë 31 maji i vitit 2016. Jemi marrë vesh gjithashtu, që të mos ketë shtyrje të tjera”, tha Bajrami.
“Më 31 maj, nëse nuk i kemi të gjitha dëshmitë për mobilizimin e financave, Qeveria e Republikës së Kosovës do të ekzekutojë garancinë bankare, e cila është dyfishi i asaj që ka qenë. Garancia bankare për 6-mujorshin e ditëve të punës ka qenë 180 mijë, tashmë kemi 500 mijë euro”, tha ajo.
Gazeta Fjala ka provuar të marrë një koment edhe nga përfaqësues të konsorciumit fitues“MDP Consulting – Compagnie des Alpes”.
Historiku i projektit të Brezovicës
Me 25 nëntor të vitit 2014 në tenderin “Propozimi për Zhvillimin, Financimin dhe Operimin e Qendrës Turistike në Brezovicë”, ishte shpallur fitues konsorciumi i kompanive “MDP Consulting – Compagnie des Alpes – PGI Management .
Ishte planifikuar që kontrata mes Qeverisë së Kosovës dhe konzorciumit fitues për menaxhimin e Brezovicës të nënshkruhej më 3 mars të këtij viti. Mirëpo ajo ishte shtyrë deri në mesin e muajit Prill.
Konsorciumi Fitues do të ketë nën shfrytëzim 3364 hektarëve tokë në Brezovicë, për periudhën 99 vjeçare. Parashikohet që një shumë prej 410 milionë euro të investohen në infrastrukturë gjatë kohëzgjatjes së projektit.
Në njoftimit për dhënie të kontratës, specifikohet investimi i konsorciumit në tri faza. Në fazën e parë është paraparë që kompania fituese të investojë 164 milionë e 287 mijë euro. Në fazën e dytë do të investohen edhe 152 milionë e 541 mijë euro, në fazën e tretë në bazë të kontratës është planifikuar që të investohen edhe 92 milionë e 681 mijë euro tjera.
Gjatë muajin shtator ka përfunduar edhe vlerësimi i pronës së paluajtshme. Kështu që fatura që shteti do të paguajë për shpronësimin e tokave, ku do të ndërtohet resorti Brezovica, pritet të kalojë shifrën e 30 milionë eurove. Në ministria e financave, në Zyrën për Vlerësimin e Pronës së Paluajtshme në Departamentin e Tatimit në Pronë, thonë se kanë përfunduar edhe llogaritjen e dëmeve që kanë të bëjnë me shpronësimin në bazë të kërkesave, të cilat vijnë nga organet e ndryshme shtetërore për shpronësim. /GazetaFjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Tiny Realms Under Surreal Tides”, faqe e re e bashkëpunimit midis artit dhe pasurive të paluajtshme
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin – përqafon dollarin amerikan
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp