LAJMI I FUNDIT:

Rritet tregtia në Gjermani dhe Francë

Rritet tregtia në Gjermani dhe Francë

Në Gjermani, rritja e importeve e tejkaloi atë të eksporteve gjatë nëntorit, dhe prodhimi industrial ra papritmas.

Kjo sugjeron se ekonomia më e madhe e Europës mund të jetë ngadalësuar në fund të 2015-ës. Të dhënat nxjerrin në pah zhvendosjen e ekonomisë gjermane nga varësia ndaj eksporteve drejt rritjes së nxitur nga konsumi. Analistët thonë se prodhimi industrial është ngadalësuar dhe nuk ka aktualisht fuqi në atë sektor. Eksportet e përshtatura në mënyrë sezonale u rritën me 0.4%, pasi ranë me 1.3 gjatë tetorit.

Importet u rritën me 1.6%, duke e ngushtuar suficitin tregtar në 19.7 miliardë euro. Prodhimi industrial ra me 0.3% pasi aktiviteti në fabrika u ngadalësua. Por ministria e ekonomisë tregon se sektori i ndërtimit është rritur. Faji i mbetet si gjithnjë ngadalësimit në tregjet në zhvillim. Kjo për shkak se kërkesa e këtyre përbën eksportet e vendit. Kostot e ulëta rekord të huamarrjes, dhe rritja e kërkesës për strehim nga refugjatët, kanë bërë që ndërtimi të lulëzojë.


Ministri i Financave Wolfgang Schaeuble ka sinjalizuar gatishmërinë për lehtësimin e politikave shtrënguese, por synon ende të balancojë buxhetin federal në 2016-ën, pavarësisht kostos së akomodimit të emigrantëve. Ndërkohë, duke kaluar te ekonomia e dytë në Eurozonë, deficiti tregtar është ngushtuar në 4.63 miliardë euro. Franca ka rezultuar në deficit tregtar çdo muaj që prej 2014-ës, pasi vlera ndërkombëtare e kompanive franceze është zvogëluar. /Telegrafi/