LAJMI I FUNDIT:

Biznesmeni Piraj: Me kopila dasmë nuk bëhet

Biznesmeni Piraj: Me kopila dasmë nuk bëhet

Burim Piraj drejton kompaninë MEKA në fshatin Pllavë të Sharrit, e cila merret me përpunimin e mishit, kompani e cila punëson 100 veta. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka akuzuar institucionet vendore për mungesë mbështetje të bizneseve.

Madje sipas tij, bizneset në Kosovë, përveç mungesës së mbështetjes, ballafaqohen edhe me pengesa. Piraj, së fundmi ka përmendur problemin me të cilin ballafaqohen bizneset, përkatësisht furnizimin e rregullt me energji elektrike.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:


Energji elektrike nuk kemi në fabrikë – që nga mëngjesi, kësaj radhe po thonë se ka prishje shkaku i erës, Vala mobile nuk punon rregullisht, telefoni fiks nuk punon, Shyqyr Zotit interneti na punon.

Se di miqtë e mi po diçka që nuk po funksionon ky shtet.

Shumë seriozisht jemi duke bërë hulumtime se a të vazhdojmë të punojmë këtu a çka të bëjmë,

E vetmja gjë që na ka zënë peng është se afërsisht MEKA në njësi të ndara ka 100 punëtor, për komunën e Sharrit nuk janë pak dhe mbyllja e biznesit ose transferimi në një shtet tjetër i le pa punë këta njerëz se besoni ose jo mos të kishte qenë çështja atdhetare, këtu nuk ia vlen.

Një fjalë e urtë këtu në Opojë që përdorët po më duhet ta përdor dhe unë në këtë rast :
“Me kopila darsom nuk bohot”.
/Telegrafi/