LAJMI I FUNDIT:

OEGJK, bëhet anëtare e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik

OEGJK, bëhet anëtare e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik

Oda Ekonomike Gjermano Kosovare (OEGJK), është bërë anëtare me të drejta të plota e përbërjes së Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës. Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, është njoftuar për këtë vendim të marr nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e 70-të të kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës.

Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, tash e një kohë ka qenë pjesë e kësaj trupe të rëndësishme ekonomike të vendit në cilësinë e vëzhgueses.
OEGJK-ja, e cila përfaqëson një numër të madh të bizneseve kosovare dhe gjermane që operojnë në Kosovë, e ka mirëpritur dhe vlerësuar këtë hap të kryeministrit të Republikës Mustafa, dhe merr përgjegjësitë e saj për të kontribuar në të gjitha aspektet e mbarëvajtjes së punëve të Këshillit, në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit.

Presidenti i OEGJK-së, Samir Krasniqi, e ka vlerësuar dhe mirëpritur vendimin e kryeministrit Mustafa, duke thënë se do të ofrojnë kontribut të parezervë për të ndihmuar në secilën çështje që do të ngritët në takimet e mëtejme të mekanizmit më të lartë të vendit për çështje ekonomike. /Telegrafi/