Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar ne Berlin, ne kuadër të panairit Green Week homologun e tij gjerman, Christian Schmidt. Të dy ministrat biseduan për zhvillimin e sektorit në të dy vendet dhe për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.
Ministri Krasniqi dhe ministri Schmidt janë takuar edhe me parë dhe kanë komunikim të vazhdueshëm, me qëllim të gjetjes së nismave konkrete të bashkëpunimit. Ministri Krasniqi e falënderoi homolgun gjerman për gatishmërinë e treguar në vazhdimësi që të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e mëtutjeshëm në sektorin e bujqësisë.
Në këtë drejtim ministri Krasniqi tha se Kosova mund të jetë një vend i mirë për investitorët nga Gjermania, pasi ka potenciale të mira në bujqësi, në veçanti tek sektori i pemëve dhe perimeve, si dhe tek blegtoria.
Ministri gjerman nga ana e tij vlerësoi të arriturat e Kosovës në bujqësi duke theksuar se kjo dëshmon se vendi ka mundësi të mëdha që ta shfrytëzoj këtë sektor si një faktor të rëndësishëm për zhvillim ekonomik dhe punësim.
Schmidt shprehi gatishmërinë që të ofrojnë mbështetje për Kosovën, duke përmendur edhe interesimin e vet Kancelares Merkel për këtë sektor, në mënyrë që agrobizneset kosovare të zhvillohen dhe që të krijohen bashkëpunime mes agrobizneseve nga të dyja vendet.
Ndërkohë, ministri Krasniqi ka mbajtur një fjalë rasti para ministrave dhe pjesëmarrësve të tjerë në Samitin e Ministrave të Bujqësisë, që po mbahet në kuadër të Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi, në Berlin të Gjermanisë.
Në fjalën e tij në forum, që kishte për temë ‘Si të ushqejmë qytetet?’, ministri Krasniqi tha se Kosova po bën përpjekje që të ruajë tokën bujqësore dhe të ndalë urbanizimin e egër edhe në zona të mira për kultivimin e prodhimeve të ndryshme bujqësore.
Ai shtoi se ka një trend të rritjes së interesimit për t’u marrë me bujqësi dhe bashkë me këtë ai tha se po rriten edhe investimet nga qeveria, partnerët tjerë dhe vet sektori privat.
Por, duke parë limitin e tokës bujqësore dhe depërtimin e zonave urbane në zonat rurale, ministri Krasniqi tha se duhet përkushtim më i madh që toka bujqësore të ruhet. Në këtë drejtim, duke mbështetur deklaratën e Samitit, ministri kërkoi nga shtetet pjesëmarrëse që të angazhohen për të adresuar efektet evidente të urbanizimit rapid në bujqësi.
“Edhe pse sfidat që urbanizimi paraqet për bujqësinë janë të shumta dhe të ndryshme, unë mendoj se ato mund të përmblidhen në tri çështje prioritare: Migrimi nga zonat rurale në ato urbane; Tranzicioni nga punësimi bujqësor në atë jobujqësor; Transformimi i tokës bujqësore për shfrytëzim jobujqësor. Të gjitha këto çështje kërkojnë vëmendjen tonë dhe zbatimin e politikave konkrete kombëtare dhe ndërkombëtare për të lehtësuar efektet negative të urbanizimit rapid ndaj bujqësisë”, tha ministri Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
BSPK kujton grevën historike, kërkon veprime urgjente nga Qeveria
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Për flokë dhe lëkurë të rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit