Punëtorët e kompanisë Abi Center nga Prizreni janë në hall. Atyre u duhet të zgjedhin nëse duhet të largojnë kolegët e tyre nga puna ose të nënshkruajnë zbritjen e pagave për 20 për qind. Asnjëra nga zgjedhjet nuk është në favor të tyre, por është kushti i vetëm për të shpresuar që të vazhdojnë punën në këtë kompani.
Drejtuesit e Abi Center si pasojë e performancës jo të kënaqshme që ka pasur biznesi vitin e kaluar kanë shpërndarë tek punëtorët një dokument me këto alternativa.
“Për shkak të rënies së qarkullimit vjetor në njësinë punuese “Tekstli” të Abi Center, punëtorëve u propozojmë dy opsione për tejkalimin e gjendjes së krijuar”, shkruan në këtë dokument, të cilin e posedon Gazeta Fjala.
Opsioni i parë që u është ofruar atyre është ulja e pagave të punëtorëve nga 20 për qind, kurse opsioni i dytë është zvogëlimi i numrit të punëtorëve (nga dy punëtor në ndërrim).
Në rast se punëtorët vendosin të rrumbullakojnë opsionin e dytë atëherë ata kërkojnë që të deklarohen se cili nga punëtorët duhet të largohet nga puna.
Në listë figurojnë 32 emra të punëtorëve.
Gazeta Fjala ka provuar të kontaktoj me pronarin e Abi Center Irfan Fusha, mirëpo sipas një zyrtari të kësaj kompanie ai gjendet jashtë vendit.
Ky zyrtarë i cili nuk ka dashur të prezantohet, e ka pranuar se Abi Center u ka kërkuar punëtorëve të plotësojnë këtë dokument, mirëpo sipas tij ka qenë një anketë anonime në të cilin nuk ka figuruar emri i atij që e plotëson. “Nuk ka qenë dokument për nënshkrim apo deklarim, ajo ka qenë anketë anonime”, tha ai.
Pavarësisht se në dokument shkruan se punëtorëve u propozohen këto opsione për tejkalimin e gjendjes së krijuar, ky zyrtarë tha se kanë dashur vetëm të dinë mendimin e tyre por se nuk është kërkuar zgjidhje nga ta. “Ky dokument ka qenë anketë anonime, nuk është kërkuar prej punëtorëve ndonjë zgjidhje por veç opsionet çka mendoni” Ai thotë se ato ishin anonime dhe nuk janë nënshkruar as nuk është përmend emri i tyre dikund.
Kur u pyet se pse u desh të bëhej kjo lloj ankete siç e ka quajtur, ai u përgjigj “arsyeja shkruan në këtë dokument”. Ky zyrtar ka treguar se gjatë kësaj jave u janë shpërndarë dokumentet punëtorëve.
Jusuf Azemi nga Sindikata e Sektorit Privat ka thënë për Gazetën Fjala se bizneset nuk guxojnë t`i kushtëzojnë punëtorët me pyetësor të tillë.
“Ne në këtë rast nuk kemi informacion se kompania është duke punuar me bilanc negativ. Nëse kompania është në gjendje jo të mirë financiare atëherë duhet të ulen së bashku pronari i kompanisë dhe kryetari i sindikatës,që ta vlerësojnë gjendjen dhe t`i marrin masat e duhura”.
Azemi thotë se raste të tilla janë shqetësuese sepse në shumë raste kompanitë edhe kur kanë bilanc pozitiv dinë të manipulojnë duke u thirr në ata se gjendja e tyre nuk është e mirë.
Kur Azemi është kontaktuar të premten nga Gazeta Fjala tha se kjo sindikatë do shkoj tek kjo kompani për të parë gjendjen faktike.
Pas këtij takimi që është zhvilluar ditën e shtunë Azemi thotë se në marrëveshje mes dy palëve është evituar problemi. “Ju njoftoj se pas takimit me menaxherin e kompanisë Abi Center është evituar problemi në mes kompanisë dhe punëtorëve, pra si përfundim s`ka ulje pagash e as largim nga puna”, tha kryetari i sindikatës së sektorit privat. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
BSPK kujton grevën historike, kërkon veprime urgjente nga Qeveria
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Për flokë dhe lëkurë të rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit